Ministria e Brendshme: Akuzat e PS-së, të pavërteta
Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë akuzat politike të ardhura nga Partia Socialiste, sipas të cilave, ka pasur një revansh dhune të strukturave të policisë mbi qytetarët.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i këtij institucioni, Fatmir Konja, i ka cilësuar këto akuza të pavërteta dhe se nuk ka raste të shkeljes së ligjit nga ana e policisë kundrejt qytetarëve, përveçse atyre të izoluara. Sipas tij, “rastet e dhunës së punonjësve të veçantë të policisë mbi qytetarët janë vetëm raste të izoluara të shkeljes së ligjit nga këta punonjës, për të cilat ata janë përballur me reagimin e ashpër të strukturave përkatëse shtetërore dhe ligjin”. Më pas, zëdhënësi për shtyp shtoi se “qeveria aktuale inicioi dhe mazhoranca e saj mbështetëse parlamentare miratoi një ligj të ri për Policinë e Shtetit të standardeve më të larta evropiane, ligj i cili e heq nga varësia e ministrit të Brendshëm Policinë e Shtetit, si dhe çdo mundësi për dhënie urdhrash nga ministri mbi strukturat policore”.
Më pas, ai rikujtoi edhe njëherë rastet mbi të cilat ka vepruar me sukses policia. “Gjatë mandatit të kësaj qeverie janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme lokale, si dhe fushata elektorale për zgjedhje të parakohshme në tri zona elektorale dhe në të gjitha këto raste, Policia e Shtetit ka demonstruar një etikë të lartë qytetare dhe profesionalizëm”. Gjithashtu, në konferencë u fol për marrëdhëniet midis Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, për të cilat u konsiderua se ekziston një komunikim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim shumë i mirë. “Rezultat i këtij bashkëpunimi ishte dhe tryeza e përbashkët e organizuar në datën 11 nëntor 2008 mbi parandalimin e dhunës, ku nga ana e Avokatit të Popullit u referuan vlerësime pozitive. Kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim do të mbetet gjithmonë prioritet i punës sonë”, - vazhdoi zëdhënësi për shtyp. Nga ana e institucionit të Ministrisë së Brendshme u shpreh shqetësimi ndaj përdorimit politik nga ana e Partisë Socialiste të rasteve të izoluara, për të denigruar imazhin pozitiv të Policisë së Shtetit dhe frenuar angazhimin e saj profesional në goditjen ligjore të krimit dhe trafikantëve.
Gjatë konferencës, Konja përmendi sukseset e viteve të fundit, ku vetëm gjatë këtyre tre viteve, Policia e Shtetit ka arritur të zbulojë dhe vërë para ligjit autorët e 949 (nëntë qind e dyzet e nëntë) ngjarjeve të vjetra të ndodhura gjatë qeverisjes socialiste dhe me autorë “të larguar në drejtim të paditur”.
Ministria e Brendshme siguroi edhe një herë opinionin publik, se krahas luftës me tolerancë zero ndaj krimit, do të mbetet si prioritet thelbësor i saj mbrojtja dhe respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve.