Rënia e suvasë, “Sami Frashëri” pezullon mësimin
Problemet me ndërtesat arsimore në vend duket se nuk kufizohen vetëm në arsimin e lartë. Rënia e suvasë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ka bërë që drejtoria e kësaj shkolle të vendosë pezullimin pa afat të procesit mësimor, deri sa të gjendet një zgjidhje për godinën. Drejtori i kësaj shkolle, Jovan Kristiqi deklaroi dje se shembja e suvasë mund të përsëritej dhe se godina mund të kthehet në rrezik për jetën e nxënësve dhe të mësuesve. Një tjetër rrëzim i suvasë ka ndodhur në vitin 2004.
Ky është institucioni i dytë arsimor në vend që vendos pezullimin e procesit mësimor për shkak të gjendjes së godinës, pasi një vendim i tillë është marrë edhe nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë, burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranës bëjnë të ditur se janë duke u shqyrtuar alternativat e zhvendosjes së mësimit deri sa të gjendet zgjidhje për ndërtesën.
Rreziku i ndërtesës
Mësuesit dhe nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri kanë shpëtuar dy ditë më parë nga rënia e suvasë të shkollës, fill pas përfundimit të mësimit. Shkaku i rrëzimit të suvasë sipas drejtorit është cilësia e keqe e punimeve, të kryera gjatë rikonstruksionit të shkollës në vitin 2004. madje, pas përfundimit të këtij rikonstruksioni kishte rënë për herë të parë suvaja, por nuk ishte marrë asnjë masë për të rregulluar defektin.
Për këtë arsye, dje mësuesit e shkollës vendosën të pezullojnë mësimin deri sa të gjendet një zgjidhje për ndërtesën, e cila sipas tyre po rrezikon jetën e nxënësve dhe mësuesve. Drejtori i kësaj shkolle, z. Jovan Kristiqi tha se nuk mund të vijohej mësimi në një kohë kur siguria e ndërtesës është vendosur në pikëpyetje, duke e cilësuar si fat mospasjen e të lënduarve gjatë rënies së suvasë.
Ndërkaq, ai deklaroi se priten veprimet e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës për t`i dhënë fund ngjarjes. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se do të dërgohen ekspertë për të parë nëse godina përbën rrezik dhe në rast se rezulton e tillë, atëherë do të gjendet një zgjidhje provizore për të filluar mësimdhënien, në mënyrë që nxënësit të mos mbeten pas me mësime.
Juridiku
Vetëm pak ditë më paër, nj situatë e tillë ishte paraqitur edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Në muret e Fakultetit të Drejtësisë, sidomos në katet e para, të çarat e krijuara nga plasaritja e betonit janë të dukshme. Vrima të mëdha në faqet ballore të mureve kanë krijuar panik mes studentëve, të cilët i frikësohen një shembjeje të ndërtesës.
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës vendosi pezullimin e mësimit deri në verifikimin e gjendjes së ndërtesës. Ministria e Punëve Publike ngriti një grup ekspertësh, të cilët do të gjykojnë nëse ndërtesa ku strehohet fakulteti përbën apo jo rrezik shembjeje. Ndërkohë, Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit të Tiranës i ka kaluar Universitetit të Tiranës shkollën “Migjeni”, për të zhvilluar mësimin periudhën deri sa të merret vendimi mbi Fakultetin e Drejtësisë.