Falsifikim pasaporte dy operatore ne hetim
Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Korçës , kanë filluar procedimin penal ndaj dy operatorëve të aplikimit të pasaportave biometrike pranë kompanisë Aleat, të cilët akuzohen se kanë nxjerrë pasaporta biometrike për disa shtetas me të dhëna të falsifikuara.
Eshtë vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, 25 vjeçari Fatjon Sefedini, operator në zyrën e aplikimit të pasaportave biometrike të Komunës Drenovë si dhe 29 vjeçari Florian Karafili, me detyrë operator i aplikimit të pasaportave biometrike në Bashkinë Maliq.
Hetimet disa mujore të policisë dhe prokurorisë së Korçës kanë dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të dy operatorëve, të cilët kanë mundësuar nxjerrjen e pasaportave biometrike me të dhëna të falsifikuara për disa shtetas nga komuna të ndryshme të rrethit të Korçës si edhe nga Durrësi dhe Kavaja.