Kapen 120 kg marijuane rreth 25 larg Gjirokastres
Të paktën 120 kg marijuanë u bllokuan, ndërsa pesë persona u shpallën në kërkim, katër prej tyre nga Lazarati, njoftoi drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës, në jug të vendit.
“Lënda narkotike u bllokuan në vendin e quajtur “Hija e Zez”, pranë fshatit Nepravishtë, rreth 25 larg Gjirokastrës”, thuhet në komunikatën e policisë.
Të njëjtat burime, thanë se lënda narkotike e mbështjellë e ndarë në dhjetë pako, me nga 2 kg secila dhe e vendosur në katër çanta shpine, u braktisë nga pesë persona, katër nga Lazarati dhe një nga Nepravishta.
“Pesë personat tashmë janë identifikuar, emrat e të cilëve, për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura”, specifikon policia lokale, duke shtuar se lënda narkotike me destinacion Greqinë vinte nga fshati Lazarat.
Pesë ditë më parë, policia e Gjirokastrës bllokoi 10 kg marijuanë, ndërsa tre persona, dy kosovarë dhe një shqiptarë u ndaluan për trafikim të lëndëve narkotike.