E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon e qetë protesta te Manastiri i Deçanit

Një grup qytetarësh protestuan për rreth një orë para Manastirit të Deçanit,
të cilët kundërshtojnë vendimin që Manastirit t’i jepen në pronësi 23 hektarë tokë të pronës shoqërore të cilën ia kishte falur kësaj kishe regjimi i Milosheviqit në vitet e ’90 – të shekullit të shkuar.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka treguar se protesta ka përfunduar dhe se situata në këtë vend vazhdon të jetë e qetë.

“Është mbajtur një protestë me një numër simbolik të qytetarëve të cilët janë kundër vendimit të Gjykatës që t’i jepen Manastirit në pronësi 23 hektarë tokë. Protesta ka përfunduar pa incidente”, ka thënë Sadriu për Indeksonline.

Ndryshe Manastiri gjatë kohës së protestes ka qenë i rrethuar nga forcat e sigurise së Kfor-it dhe Policisë së Kosovës./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›