E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikoi dokumentin,pranga 51-vjeçarit



TEPELENE - Për të përfituar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, arrin që të falsifikojë dokumentet zyrtare, por më pas vihet në pranga. Ngjarja ka ndodhur në Krahës të Tepelenës ku Hysen Ahmetaj 51 vjeç, akuzohet për falsifikimin e dokumentit zyrtar të planit të rilevimit, i vlefshëm për të përfituar një sipërfaqe toke në fshatin Toç të Memaliajt prej 1200 m2. Mirëpo gjithçka është zbuluar kur Ahmetaj e dorëzoi këtë dokument në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tepelenë. Ky dokument është dorëzuar në shkurt të këtij viti në Hipotekën e Tepelenës, ndërkohë që personat e dëmtuar të cilëve u ishin falsifikuar firmat, pasi ishin vënë në dijeni nga një punonjës brenda Hipotekës, kanë ndërmarrë hapat e mëtejshëm duke njoftuar organet investigative. Sipas policisë, nëse do të kalonte pa u diktuar, Ahmeti do të përfitonte 1200 m2 sipërfaqe toke në fshatin Toç. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›