E Diel, 1 Nëntor 2026

Thikë 16-vjeçarit,donte të njëjtën vajzë me autorin



TIRANE – Grindja për shkak se donin të dy të njëjtën vajzë është zgjidhur me thika mes dy adoleshentëve kryeqytetas. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në lagjen periferike të Tiranës, Bregu i Lumit, kur 16-vjeçari Nikolin Gjoka është qëlluar me thikë duke rrezikuar seriozisht jetën. Pak orë më vonë policia shpalli në kërkim bashkëmoshatarin e të plagosurit, të quajtur Eduardo Palushi, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes së rëndë. Shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës dhe oficerët e seksionit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit gjatë pasdites së djeshme kanë kryer kontrolle në disa banesa, ku dyshohej se mund të strehohej 16-vjeçari, por që kanë rezultuar pa sukses. Të paktën deri në orët e mbrëmjes së djeshme policia nuk arriti të zbulonte vendndodhjen e tij për të mundësuar arrestimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›