E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikoi dosjen denohet nje vit burg oficeri i policise

Vendimi Gjykata e Fierit e ka shpallur fajtor policin Vasil Ristani. I hiqet e drejta per te ushtruar funksione publike

Denohet me nje vit burg oficeri i policise gjyqesore Vasil Ristani. Vendimi eshte dhene disa dite me pare nga Gjykata e Fierit e cila e ka gjetur fajtor per disa veprime qe ka kryer Ristani ne dy dosje hetimore. Sipas vendimit procedimi penal eshte regjistruar ne baze te kallezimit penal te depozituar nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme Tirane per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike. Ristani eshte shpallur fajtor pasi ka kryer veprime hetimore ne nje dosje me te pandehur Bledar Qemalajn.

Ristani u akuzua se per qellime perfitimi dhe duke shperdoruar atributet e policise gjyqesore ka sajuar prova te rreme gjate hetimit te nje ngjarjeje te rende kriminale duke sjelle si pasoje pafajesine e nje autori vrasjeje thuhet ne vendimin e gjykates. Vasil Ristani dyshohet te kete nderhyre ne provat e ceshtjes se vrasjes se ndodhur me 5 maj te vitit 2004 prane shkolles Qemal Stafa ne Tirane ku u ekzekutua shtetasi Edmond Vruho 35 vjec. Pas hetimeve te kryera dhe marrjes ne pyetje te deshmitareve u arrit te provohej se autor i kesaj vrasjeje ishte shtetasi Bledar Qemali dhe se krimi ishte kryer per motive gjakmarrjeje pasi Vruho kishte vrare ne vitin 1996 Kastriot Qemalin vellane e Bledarit ne qytetin e Fierit. Gjate hetimeve deshmitaret identifikuan si autor shtetasin nga Fieri. Mesohet se oficeri i policise gjyqesore ka marre dy deklarime per kete ceshtje megjithese ishte ne funksion ne Prokurorine e Fierit. Te dy deklaruesit kane shpjeguar rrethana te ndryshme nga ato qe ndodhen ne fashikullin e gjykimit duke pretenduar faktin qe i denuari Bledar Qemalaj ne kohen kur ka ndodhur vrasja ne Tirane ka qene me deklaruesit ne shtetin gjerman. Pas rreth kater vitesh pas ngjarjes ata kane dhene deklarime para Vasil Ristanit duke paraqitur rrethana favorizuese per te shmangur nga pergjegjesia penale dhe denimi te denuarin Bledar Qemalaj.

Deklarimet origjinale te ketyre shtetasve Ristani me vetedije te plote ia ka vene ne dispozicion avokatit te te denuarit Bledar Qemalaj pa vene ne dijeni prokurorin e gatshem apo drejtuesin e prokurorise. Rezulton gjithashtu se i pandehuri Vasil Ristani me te njejtin mekanizem ka vepruar edhe ne rastin e marrjes se deklarimeve te shtetasve Refije Lamaj Ferdinand Muskaj dhe Manush Xhaferrin ne vitin 2007 per ngjarje te ndodhura ne muajin qershor dhe gusht 2006 konkretisht kryerje te marredhenieve seksuale me dhune per te cilat Gjykata e Shkalles se Pare ne Fier e ka denuar te pandehurin Petrit Osmani me nente vjet burgim. Deklarimet e dhena para oficerit te policise gjyqesore Vasil Ristani i jane vene ne dispozicion ne origjinal avokatit te te denuarit i cili i ka depozituar ne Gjykaten e Larte per rishikim te vendimit. Edhe ne kete rast i pandehuri Vasil Ristani nuk ka vene ne dijeni prokurorin apo gjykaten e cila ka dhene denimin per te denuarin Petrit Osmani. Gjykata thote se sa me siper rezulton e provuar se Vasil Ristani duke pasur atributet e oficerit te policise gjyqesore ka vepruar ne kundershtim me ligjin Per policine gjyqesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›