E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon bashkeshorten e ish-kryeministri Gjingjic

Perpjekje te reja per promovimin e marredhenieve shqiptaro-serbe

Marredheniet serbo-shqiptare po promovohen edhe ne rrafshin kulturor. Si nje prej politikaneve kryesore te angazhuar ne kete drejtim kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka takuar dje ne ambientet e partise se tij presidenten e fondacionit Zoran Gjingjic Ruzhica Gjingjic bashkeshorten e ish-kryeministrit te Serbise. Duke folur per zhvillimin e raporteve dypaleshe numri dy i qeverise shqiptare konfirmoi edhe nje here bindjen sipas se ciles marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane shume te rendesishme per perspektiven e rajonit tone per pershpejtimin e integrimit te tij europian. Ai ka nenvizuar se fryma e bashkepunimit duke lene pas dhe kapercyer ndasite e vjetra eshte premise e domosdoshme per te pergatitur rajonin per nje integrim te plote ne Bashkimin Europian. Une besoj se kjo vizite e zonjes Gjingjic ne Tirane do te pasohet dhe nga vizita dhe nga aktivitete te tjera qe do te zhvillohen ketu jam i bindur edhe ne Serbi pasi perspektiva e Shqiperise dhe Serbise perspektiva e gjithe Ballkanit eshte vetem ajo perbashket ne BE u shpreh ai. Znj. Gjingjinc ndodhet ne Shqiperi prej disa ditesh ne kuader te nje aktiviteti per te rinjte dhe studentet e rajonit tone i cili u zhvillua ne Vlore dhe njekohesisht keto dy dite eshte ne Tirane. Ajo vleresoi takimin e zhvilluar me kreun e LSI-se duke theksuar se marredheniet mes dy vendeve jane shume te rendesishme per te ardhmen e popujve tane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›