E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonin dokumentat e kolaudimit, pranga 9 kontrollorëve

Durrës- Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës kanë finalizuar sot me sukses aksionin kundër punonjësve të kontrollit teknik të automjeteve, duke arestuar 9 persona.

Në këtë aksion u arrestuan punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, të kompanisë së kontrollit teknik të automjeteve “SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, si dhe agjentë të kompanive të sigurimeve.

Pas një periudhe hetimi 4 mujore, është vënë re se disa punonjës të kontrollit tekink në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave si dhe plotësimin e dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike.

Janë arrestuar:

1. Eugen Muharrem Gjyzeli, vjeç 39, banues në Shijak Durrës, me detyrë Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të
Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

2. Albert Ruzhdi Saraçi, vjeç 24, banues në Gosë e Madhe Kavajë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

3. Lipion Kastriot Goci, vjeç 24, banues në Krujë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

4. Artur Naim Xhepmeta, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

5. Idriz Qazim Hoxha, vjeç 20, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

6. Indrit Zeqir Dervishi, vjeç 41, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

7. Arben Mark Ndreka, vjeç 41, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

8. Ilir Asqeri Nelaj, vjeç 36, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.

9. Enri Qazim Dervishi, vjeç 24, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.

Bazuar në provat e grumbullua në ngarkim të tyre Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për këta shtetas.

Ndërkohë për shtetasin Bruno Rushdi Shazivari, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inspektori Kontrollit në Rrugë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Gjykata ka vendosur si masë pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij.

Mbi ta rëndon akuza e ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›