Katër komisariate godasin grupin e vjedhjes së motorëve

Bashkëpunimi i tre komisariateve të policisë së Tiranës dhe me atë të Dibrës, goditën grupin kriminal që merrej me vjedhjen e motorëve.
Në pranga përfunduan shtetasit Aleksandër Boba, 27-vjeç, banues në Peshkopi, ,Genc Harusha, 22 vjeç, banues në Tiranë, të dy të dënuar më parë për vjedhje. policia shpalli në kërkim shtetasin Veizi, 23 vjeç. Ndërkohë, po ndien në gjendje të lirë shtetasit Hair Ymeraj, 18 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 13 klasë, i padënuar më parë si dhe Festim Kurmeka, 20-vjeç, banues Kodra e Kuqe Babrru.
Këta shtetas u proceduan, pasi nga hetimi i deritanishëm nga strukturat e hetimit të krimit, ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer shtatë vjedhje motorësh, kryesisht në zonën e Babrrusë dhe të Paskuqanit në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan katër motorë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe shumën e parave prej 10.000 lekësh, për të cilat mendohet se janë përfituar nga veprimtari. Vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autorë të ngjarjeve të tjera kriminale të kësaj natyre të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit. /Start/
2012-05-28 11:00