E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet një automjet luksoz i vjedhur në Britani

Policia bëri me dije se Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë nga pika e kontrollit e ngritur në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier është  ushtruar kontroll në automjetin tip Range Rover model SP HSE me targa RE 08 GXS, i cili nga verifikimet e kryera ka rezultuar të jetë i vjedhur në Mbretërinë e Bashkuar më datë 27.05.2008. 

Menjëherë u bë bllokimi i këtij automjeti dhe ndaj drejtuesit të tij shtetasit, Muharrem Ruko, 35-vjeç, banues në Fier, ka filluar procedimi penal për veprën penale “Trafikimi i i mjeteve motorike”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-05-28 10:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›