E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani në Komisionin e Ligjeve: Rekomandimet tona nuk zbatohen

Tiranë- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka prezantuar sot para Komisionit të Ligjeve raportin vjetor të institucionit që ai drejton.

Sipas tij institucione të ndryshme në vend, por edhe drejtësia nuk i ka marrë për bazë rekomandimet e Avokatit të Popullit. Ai është shprehur se ankesat e qytetarëve në këtë insitucion janë të shumta, dhe janë kryesisht ndaj CEZ dhe UK.

Tek ne rekomandimet quhen të pranuara, për mendimin tim një rekomandim duhet të quhet i zbatuar. Eksperieca e këtyre 4 muajve por edhe eksperienca e mëparshme me shoqërinë civile ka treguar se fjala pranuar nuk nënkupton detyrimisht fjalën zbatuar. Bile në shumë raste as që përputhen. Mund tiu them një shembull. Rastet e paraburgimit të Tropojës, ku kemi 4 vjet që kërkojmë të zhvendoset nga ambientet e komisariattit të policisë dhe të shkojë te ndërtesa e re. Kemi 4 vjet që e rekomandojmë, dhe 4 vjet na vjen përgjigjia, po e pranojmë rekomandimin tuaj dhe nuk zbatohet- deklaroi ai.

Më tej ai ka ngritur disa probleme të tjera siç janë banesat për të pastrehët, kujdesi social dhe ekonomik për emigrantët që po kthehen në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›