Rama: Drejtësia ka vdekur, opozita në aksion popullor

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në daljen e parë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, deklaron se drejtësia në Shqipëri ka vdekur, por opozita do të nisë një aksion të madh popullor, për të marrë drejtësinë e munguar.
Vetëm pak orë pas vendimit të Kolegjit per Tiranën, Rama bën një tjetër apel për të gjithë, ndërsa thekson se drejtësia ka kapitulluar dhe ajo është nën kthetrat e qeverisë.
“Fjalët sot janë të tepërta, pasi të gjithë e dinë të vërtetën e zgjedhjeve në Tiranë, edhe qytetarët, edhe gazetarët, edhe gjyqtarët. Akti i Kolegjit flet më shumë se çdo fjalë, flet për trysninë e pushtetit të kusarëve që i lejojnë vetes çdo gjë dhe nuk ndëshkohen për asgjë”.
Me këto fjalë, kreu i opozitës vendosi pikën mbi i, duke akuzuar Kolegjin, e duke i mëshuar faktit, se drejtësia në Shqipëri ka vdekur.