Sequi:"Interesi kombëtar, para atij partiak"

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të vendosin interesin e vendit mbi interesin e ngushtë partiak, dhe do doja të theksoja atë që kam bërë gjatë javëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që të konsiderohet si një synim kombëtar procesi i integrimit të vendit në Evropë".
Kështu deklaroi ambasadori i BE-se, Ettore Sequi, në një intervistë eskluzive për RTV “Ora News”, pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor.Sequi duke e vlerësuar Kolegjin Zgjedhor si autoritetin më të lartë që vendos për ankimimet për procesin zgjedhor, tha se ende nuk e ka lexuar argumentimin ligjor të vendimit të sotëm, ndaj nuk mund të bëjë komente lidhur me të.
“Nuk e kam lexuar argumentimi ligjor të Kolegjit Zgjedhor dhe nuk jam në gjendje të bëj komente të mëtejshme”. Ambasadori i BE-se, Ettore Sequi u mundua të shmangte deklaratat politike, duke mos bërë asnjë koment, por në të njëjtën kohë, vuri në dukje se vetëm zgjidhjet institucionale të ardhura përmes dialogut politik dhe marrëveshjes në respekt të Kushtetutës, ligjit në vend, do t`u shërbente interesave të qytetarëve.
“Unë jam shumë i fokusuar për proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve". Ai tha se edhe procesi zgjedhor është pjesë e këtij procesi, pasi bën pjesë në 12 prioritetet e BE-së.