OSBE Presim zhvillim paqesor
Gjatë një vizite në Elbasan, ambasadori Wolfarth është pyetur për vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
“Së pari më lejoni të shpreh rëndësinë e vizitës sime në Elbasan. Kam bërë takime me kryebashkiakun, prekektin, prokurorin dhe kryetarin e gjykatës dhe mendoj se kjo ishte shumë e rëndësishme që të shikoja punën e tyre që bazohet në shtetin e së drejtës, gjithashtu të shikoj mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen. Sepse shtetit i së drejtës dhe zbatimi i tij është pjesë e rëndësishme e mandatit të OSBE. Përsa i përket vendimin që është marrë në Tiranë, unë kam qenë rrugës për në Elbasan kur është dhënë vendimi dhe duhet ta shikoj pak më mirë, por mendoj që është i rëndësishëm përsa i përket vendosjes së një hapi tjetër qartësie për administrimin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e Tiranës. Mendoj që shteti i së drejtës dhe respektimi ligjit është i rëndësishëm, nuk kam një koment për vendimin dhe shpresa ime është që të ketë një administrim të mirë të vendit. Mendoj që i gjithë vendi duke nisur nga komunat dhe bashkitë ka nevojë për administrim sa më të mirë dhe pjesëmarrje sa më të mirë në rrugën e integrimit në BE. Pres që të ketë zhvillim paqësor në Tiranë dhe gjithë vendin, mendoj se duhet të respektohet ligji”, është shprehur Wollfarth.
Ambasadori OSBE ishte në qytetin e Elbasanit ku është takuar me drejtuesit lokalë të bashkisë kryebashkiakun e rizgjedhur Qazim Sejdini.
Me drejtuesit e prefekturës, gjykatës dhe prokurorisë, ambasadori u njoh me punën dhe problematikën që këto institucione lokale po kalojnë.