Enrique "marinar" i anijes së Romës?

Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, trajneri spanjoll Luis Enrique, është trajneri i ri skuadrës italiane “Roma”.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Enrique në dy vitet e fundit drejtoi skuadrën e dytë të Barçës, ndërsa për 2 vitet e ardhshme në kreyqendrën italiane, do të arkëtojë 1.5 milion euro për një sezon.
Enrique ishte kampion me kombëtaren e Spanjës në Lojërat Olimpike të vitit 1992 dhe 3 herë pjesëmarrës me kombëtaren në Kampionatet e Botës.
Enrique vjen në vend të Vincenzo Montellës, i cili më parë zëvëndësoi Claudio Ranierin.