Islami: Mungesa e opozitës në Parlament, e turpshme

Është e turpshme mungesa e opozitës në parlament në kohë që gjithë faktori ndërkombëtar po vijon ti bëjë thirrje partive politike të ulen në parlament për të debatuar mbi zhvillimet politike. Kjo është edhe arsye për të cilën Kastriot Islami vijon të thuejë vendimin e grupit parlamentar socialist për të mos marrë pjesë në punimet parlamentare.
Gjatë një prononcimi për mediat deputeti i Partisë Socialiste Kastriot Islami tha se është një detyrim që ka ndaj zgjedhësve për të qenë i pranishëm në debatin parlamentar ndërsa tha se ka qenë gjithmonë kundër bojkotit parlamentar të opozitës por kësaj radhe po e kthen këtë qëndrim në veprim.
I pyetur nga “Ora News” për mundësinë e presionit politik ndaj kolegjit zgjedhor Islami ka preferuar që të mos e quajë të mirëqënë një fakt të tillë ndërsa u bëri thirrje kandidatëve të presin dhe të pranojnë me durim vendimin e kolegjit zgjedhor.
Kjo është java e dytë që dy depuetetët e Partisë Socialiste Kastriot Islami dhe Andis Harasani nuk u janë bindur vendimit të grupit parlamentar socialistë për të mos marrë pjesë në punimet parlamentare.