E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikuesi që ende shkakton kokëçarje

Që nga vjeshta e kaluar, falsifikuesi i shekullit, Wolfgang Beltracchi, ndodhet në burg. Por, drejtorët e muzeve ende s’mund të jenë të qetë. Kjo, për shkak se vlerësohet se pjesë e koleksioneve të ndryshme të pikturave ende janë disa dhjetëra falsifikime të Beltracchi’t.

Inspektori policor, René Allonge, është i bindur që s’ka falsifikim të përkryer. Por, ai megjithatë konsideron se në koleksionet dhe muetë e ndryshme nëpër botë ndodhen të paktën edhe 25 “vepra” të falsifikuesit Wolfgang Beltracchi, i cili ndodhet në burg që nga vjeshta e kaluar.

"Edhe pse ishte nj zanatli i mirë, ai bënte gabime, para së gjithash stilistike”, deklaroi Allonge gjatë një konference kushtuar falsifikuesve ndërkombëtarë.

Polici me përvojë e di se për çka flet, sepse ishte pikërisht vendosmëria e tij disavjeçare ajo që solli deri tek arrestimi i njërës prej bandave më të suksesshme të falsifikimit të veprave të artit.

Grupi i Beltracchi’t shkaktoi kaos në tregun e artit. Dëmi konkret material konsiderohet afro 35 milionë euro, ndërsa nënçmimi “i njohësve” të respektuar, të cilët Beltracchi i furnizonte me vite me vepra të falsifikuara të artit modern.

Tre muaj pas aktgjykimit të ish-hipikut dhe “historianit të artit” kriminologët ende po i gjurmojnë disa nga “veprat” e tij.

"Po nisemi nga ajo se Beltracchi futi në treg mbi 100 falsifikime. Deri më tani janë zbuluar afro 70”, thekson Allonge. Kohë më parë edhe në Japoni u zbulua edhe një vepër e re nga “punëtoria” e Beltracchi’t.

Ndryshe, Beltracchi dhe tre bashkëpunëtorët - përfshirë këtu edhe gruan e tij- u dënuan në Koln, në fund të muajit tetor, me nga gjashtë vjet burg. Ai me vite të tëra sistematikisht fuste në treg vepra të artistëve të njohur të gjysmës së parë të shekullit të 20, si Max Ernst ose Max Pechstein.

Dijeninë e tij (ngase Beltracchi paraprakisht studio historinë e artit) falsifikuesi i shkathtë e shfrytëzoi për “lyerjen e tregut”. Në fakt, të gjitha pikturat e shitura blerësve u ishin prezantuar si pjesë të një koleksioni privat, në të cilin publiku s’kishte pasur qasje deri atëherë.

Kështu, piktura e Ernst Max "Evropa pas Shiut”, por edhe vepra të tjera “të harruara” të mjeshtërve të mëdhenj viteve të fundit u varën nëpër muret e shumë muzeve të njohura, por edhe të koleksioneve private, në SHBA, Francë, Holandë dhe Gjermani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›