E Diel, 1 Nëntor 2026

Hazanavicius vazhdon me triumfe

Regjisori francez, Michel Hazanavicius, i filmit “The Artist” (Artisti) ka fituar Çmimin e Artistit të Unionit të Regjisorëve të Amerikës. Ky çmim tradicionalisht paraqet një indikator të fuqishëm për fituesin e mundshëm të çmimit Oscar.

Hazanavicius kishte në konkurrencë dy regjisorët e njohur amerikanë, Woody Allen dhe Martin Scorsese, gjegjësisht filmat e tyre “Midnight in Paris” (Mesnata në Paris) dhe “Hugo”, por edhe regjisorët David Fincher dhe Alexander Payne, me filmat “The Grirl With the Dragon Tattoo” dhe “The Descendants”.

Filmi fitues i Hazanavicius paraqet njëlloj përkushtimi ndaj epokës së filmit pa zë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›