E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Mbretërore: Gjendja e Leka Zogut po përmirësohet

TIRANË- Përmirësohet gjendja shëndetësore e Trashëgimtarit të Fronit të Mbretërisë Shqiptare, Leka Zogu i Parë, i cili u shtrua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, mbrëmjen e së martës.

Ka qenë Familja Mbretërore, e cila më anë të një deklarate të shpërndarë për mediat sqaron se “Gjendja shëndetësore e tij vazhdon të përmirësohet”.

Duke iu referuar raportit mjekësor të Prof. Mentor Petrela dhe Dr Kliti Pilika, Familja Mbretërore sqaron se “N.M.T. Mbreti Leka I tashmë i ka parametrat vitalë të stabilizuar dhe gjendja klinike është përmirësuar. Ndërkaq Mbreti po vazhdon trajtimin e nevojshëm”.

Kujtojmë se dje, N.M.T. Mbreti Leka I u vizitua në spital nga presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha e plot personalitete të tjerë.

Mësohet se 73-vjeçari vuan prej kohësh nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Spahia: Leka Zogu është mirë, nuk është në gjendje kome

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›