Unioni i Gjyqtarëve: Politika të shmangë sulmet ndaj gjyqësorit
TIRANË- Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë me anë të një deklarate për mediat sqaron opinionin publik se po kontribuojnë në integrimin e vendit, ndërkohë që vërejnë se politika po i shmanget qeverisjes së mirë, prandaj i bëjnë asaj thirrje të ndalë sulmet ndaj gjyqësorit.
“Me shqetësim serioz konstatojmë se politika në tërësi dhe vijimësi përpiqet të shmangë përgjegjësinë e deleguar nga qytetarët shqiptarë për një qeverisje më të mirë. Gjyqësori është i pavarur nga qeveria, por është pjesë e qeverisjes së mirë, aspiratë e çdo qytetari në këtë vend. Kjo përbën edhe një nga 12 prioritetet e Shqipërisë të rekomanduar nga BE, si dhe vlerësohet maksimalisht në raportet e progresit të kësaj të fundit”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë theksohet se politika po sulmon gjyqësorin dhe gjyqtarët, me qëllim për të manipuluar opinionin publik.
“Gjyqtarët refuzojnë çdo sulm të bazuar në interesa politike të momentit dhe gjithashtu nuk u nevojitet mbrojtja e radhës e sulmit paraardhës, të cilët ndërrojnë rolet me njëri-tjetrin në një teatër absurd të politikës. Gjyqtarët kërkojnë nga politika që, ashtu sikurse ata përballen çdo ditë me gjykimin e kriminelëve dhe bandave të rrezikshme, duke dhënë deri dënime me burgime të përjetshme, apo duke luftuar korrupsionin e politikanëve, trafikantët e drogës etj, edhe politikanët të përpiqen t’i shërbejnë qytetarëve të tyre jo nëpërmjet mohimit, por ndërtimit të një gjyqësori më efektiv dhe efiçient”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
(ma.ar/BalkanWeb)