Familja Obama ndez pemën e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama së bashku me bashkëshorten Michelle dhe dy vajzat Sasha dhe Malia kanë ndezur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë pemën e Krishtëlindjeve. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Obama u shpreh se festa e Krishtëlindjeve është një festë e krishterë, por mësimet që nxjirren nga kjo festë janë universale.
"Unë ju uroj që të gjithëve gëzuar Krishtlindjet. Paqja mbretëroftë përherë në zemrat dhe jetët tuaja,"- uroj presidenti amerikan popullin e tij.
Evenimenti i ndezjes së pemës së Krishtlindjeve ishte një ngjarje e cila u pasqyrua direkt nga shoëmen ii njohur amerikan Randy Jackson. Por përveç Jackson të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe personalitete të tilla si këngëtarja Sheryl Crow dhe pjesëtaret e grupit të njohur Celtic Woman. Por e veçantë tjetër e kësaj nate ishte edhe recitimi i Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama. Michelle recitoi vargje të njohura nga poema "'Twas the Night Before Christmas".
Në përfundim të mbrëmjes të gjithë të ftuarve iu bashkuan edhe Santa Clausi së bashku me ndihmësin e tij.