E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Gates firmos urdhrin për shtimin e trupave në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka firmosur urdhërin për nisjen e 30 mijë ushtarëve amerikanë në Afganistan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sekretari i mbrojtjes, Gates gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Gates njësitë e para ushtarake do të nisen pas disa javësh drejt shtetit islamik dhe shumica e tyre do të qëndrojnë në Afganistan deri në fund të korrikut, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të shtatorit.
Gates ka paralajmëruar Amerikën se duhet të presë më shumë viktima, duke qenë se ushtarët që do të dërgohen do të jenë në vijën e parë të sulmit.
Barack Obama e shpalli në fillimjavë vendimin e tij për shtimin e kontigjentit të ushtrisë amerikane në Afganistan. Motivi kryesor i kësaj lëvizjeje nga ana e presidentit të SHBA-së ishte gjendja e pasigurtë në këtë shtet. Trupat amerikane së bashku me trupat e tjera aleatë e kryen ndërhyrjen e tyre në vitin 2001. Por që nga koha kur u hoqën talebanët nga pushteti pasiguria vazhdon të mbetët një problem i dorës së parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›