"The Economist", rasti "Bllaca" nuk ndihmon Kosovën
Revista prestigjioze "The Economist" në një shkrim të saj për Kosovën të titulluar "Ndarja legale" vlerëson se rasti Bllaca, edhe pse nuk ka lidhje me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do ta ndihmojë Kosovën në këtë gjyq. Në këtë kontekst, "The Ekonomist" duke folur për GJND-në thotë se çështja e gjyqit nuk është çështja kryesore as në Kosovë as në Serbi. Aty përshkruhet se si në Serbi, gjatë kohës kur procesi i gjyqit është në vazhdim, serbët janë duke festuar për heqjen e vizave.
"Serbia është duke festuar një vendim të konfirmuar të hënën që ka anulluar nevojën për vizë për shtete të Shengenit për serbët, maqedonët dhe malazezët", thuhet në shkrimin e revistës.
Duke përshkruar atmosferën në Kosovë, revista thotë: "Kosovarët nuk kanë çfarë të festojnë. Lajmet e tyre janë të mbushura me tregimin rreth arrestimit nga ndërkombëtarët të një njeriu i cili pohon se ka marrë pjesë në 17 vrasje, tentim vrasje, rrahje në emër të një agjencie të dyshimtë të inteligjencës të lidhur me kryeministrin Hashim Thaçi.
Duket se viktimat kanë qenë anëtarë të një partie tjetër, që tashmë është në koalicion me partinë e Thaçit. PDK-ja i mohon akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht. Thaçi thotë se kushdo që është përgjegjës duhet të sillet para drejtësisë. Edhe pse kjo nuk ka të bëjë asgjë me rastin para GJND-së, akuzat e tilla, të vërteta apo të rreme, nuk e ndihmojnë çështjen e Kosovës", thuhet në shkrimin e revistës prestigjoze.