E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi-Vatikan, vendosin marrëdhënie diplomatike

Rusia dhe Vatikani kanë vendosur marrëdhënie të plota diplomatike. Njoftimi është konfirmuar nga vetë presidenti rus Dimitri Medvedev i cili u takua me Papa Benediktin XVI- të në Itali.
Zëdhënësja e presidentit, Natalia Timakova, tha se Medvedev i ka thënë Benediktit se ai e ka nënshkruar dekretin për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Vatikanin. Takimi i së enjtes në Romë u zhvillua në kohën e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Vatikanit.
Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tendosura shekuj me radhë, por në dekadat e fundit u shtrënguan edhe më shumë nga akuzat e ortodoksëve rusë se katolikët po përpiqeshin ta minojnë besimin tek Kisha Ruse. Presidenti rus Dmitry Medvedev zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali ku u takua gjithashtu edhe me kryeministrin italian Silvio Berlusconi me të cilin zhvilloi bisedime për çështje të ndryshme bilaterale, ndër të cilat siguria në Europë, çështja e programit nuklear të Iranit , Lindja e Mesme etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›