E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panik në klanin e Edvinit – mosmarrja e pasaportave diplomatike po rrezikon arratisjet e pritshme

Stina e re e arrestimeve që kanë filluar strukturat e luftës kundër krimit të organizuar, po mbjell frikë në radhët e gati-deputetëve të Edi Ramës, të cilët, megjithëse s’e kanë kryer betimin, i kërkojnë pasaportat diplomatike, për të pasur mundësi, të jenë edhe brenda, edhe jashtë vendit, kur të vijë faza finale e hetimeveProtesta e gati-deputetëve socialistë, për të shfrytëzuar të drejtën e marrjes së pasaportave diplomatike, edhe pse s’e kanë kryer betimin dhe s’kanë hyrë në parlament, ka detyruar dy ditë më parë Qemal Minxhozin, krejt në panik, të dalë në media e të klithë harakiri për këtë izolim të ri që po i bëkan. Nuk është halli vetëm i pushimeve të pritshme të fundvitit, as takimet familjare, e as ato jofamiljare, që ylberistët e rinj edvinistë kanë planifikuar këto kohë, por është më shumë tmerri që ka establishmenti i majtë nga formalizimi. Ashtu si Edi Rama po refuzon prej më shumë se një viti të lërë shenjat e gishtërinjve në një pasaportë biometrike, për të shmangur “andrallat” e pritshme, edhe gati-deputetët e PS-së, kërkojnë të marrin sa më shpejt pasaportat diplomatike, pa u paraqitur fare në Kuvend, pasi kështu ata mundin të mbijetojnë në gjendjen e tyre të ndërmjetme, edhe brenda Shqipërisë, edhe jashtë saj. është një pozitë shumë e favorshme për një grup njerëzish, emrat e të cilëve, s’pushojnë së përmendur në dhjetëra dosje përgjimesh, aferash korruptive e lidhjesh me banda të frikshme kriminale. Zyrtarët shtetërorë thonë se stina e arrestimeve sapo ka nisur, prandaj edhe ndonjë informacion rezervë i shtyn gati-deputetët të garantojnë situatën e tyre të arratisjes në çdo moment, duke lënë në baltë, jo vetëm zgjedhësit, por së pari Edi Ramën, i cili ka fort nevojë për mbështetje numrash në parlament. Qemal Minxhozi ka shqiptuar dy ditë më parë nevojën jetike të klanit të ylberistëve për t’i lënë vetvetes një rrugëdalje, në rast se procesi i kthimit në ligj të të gjitha segmenteve të shtetit shqiptar, e së pari të prokurorisë e të gjykatave, do të mbërrijnë shumë shpejt tek lidhjet e lartpërmendura.Marrja e pasaportave diplomatike pa patur në fakt një përfaqësim të çertifikuar parlamentar, ka edhe një interes imediat, atë të pushimeve të këtij fundviti. Gati-deputetët socialistë i duan pasaportat diplomatike pa procedura, sepse kanë programuar t’i kalojnë pushimet e fundvitit larg familjeve të tyre, të shoqëruar me vajza apo djem jashtë përmbajtjes së çertifikatës së tyre familjare. Mosparaqitja për të tërhequr pasaportat diplomatike i çliron ata nga kontrolli i bashkëshorteve të tyre që duhet të pajisen gjithashtu me dokumentet e nevojshme të udhëtimit. Ky fakt zbulohet nga agjencitë turistike që nuk pranojnë të identifikohen publikisht për arsye të kuptueshme. Lista e deputetëve të Partisë Socialiste - gra dhe burra - që kanë preferuar t’i kalojnë pushimet jashtë vendit, është e gjatë, por në momentin e fundit ata kanë menduar që për të hequr qafe bashkëshortet apo bashkëshortët e tyre të shpikin alibinë e mosdërgimit të listës për pajisje me pasaporta diplomatike nga ana e Kryetares së Kuvendit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›