E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti jep bekimin e tij tradicional të Krishtlindjes

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Papa Benedikti dha bekimin e tij tradicional të Krishtlindjes para dhjetra
mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, vetëm pak orë pasi një
grua e rëzoi atë përtokë gjatë një meshe Krishtlidhjesh.

Duke uruar në disa gjuhë sot në mëngjes, Papa shprehu keqardhjen për krizën
ekonomike botërore, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Republikën Demokratike
të Kongos, si dhe trazirat politike në Madegaskar, Niger dhe Guine.

Por ai tha se të krishterët nëpër botë, përfshirë "një grup të vogël
besimtarësh" në Irak që punojnë me "këmbëngulje dhe bujari" për "paqe dhe
bashkëekzistencë".

Një zëdhënës i Vatikanit tha se gruaja që e shtyu atë mbrëmë, një
italiane-zvicerane 25 vjeçare, ishte psikologjikisht e shqetësuar dhe u dërgua
në spital.

Zëdhënësi tha se gruaja nuk ishte e armatosur.

Papa nuk u lëndua në incidentin e djeshëm, por kardinali 87-vjeçar francez
Rozhe Eçegarai u rëzua dhe u largua nga kisha me këmbë të thyer. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›