E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Reka: Tadiç ta shohë mirë hartën

 Reagimi i familjes Reka ka qenë i menjëhershëm, pas deklaratave të presidentit serb, Boris Tadiç, se Serbia do ta ndihmojë këtë familje.

Familja Reka i bëri dje thirrje presidentit Tadiç që ta shikojë hartën, sepse vetëm ashtu e merr vesh ku është Restelica, pasi ai ka harruar ku është ky fshat. Kjo është lojë politike e Serbisë, thekson familja Reka.

Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në çdo moment dhe na u gjend pranë gjatë gjithë kohës, ka thënë familja Reka për mediat.

Në tragjedinë e Restelicës kanë humbur jetën 10 banorë të familjës Reka, ndërsa ka shpëtuar vetëm vajza 5-vjeçare, Amsera, gjendja e së cilës tashmë është e mirë.

Viktima e fundit është gjetur dje nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka edhe ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit. / Kosovapress

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›