E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuqezi, vizitë në Uashington

Një delegacion i Aleancës Kuqezi është nisur sot për në Uashington. Gjatë qëndrimit në Amerikë, delegacioni i kryesuar nga Kreshnik Spahiu do të pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe do të kryejë një sërë takimesh në Kongres dhe Senat.

Delegacioni kuq e zi përbëhet nga aktivistë dhe figura të spikatuara të AK. Vizita në Uashington vjen menjëherë pas deklarimit zyrtar dhe përfshirjes së plotë të Kreshnik Spahiut në krye të kësaj lëvizjeje.

Spahiu dha dorëheqjen një javë më parë nga posti i nënkryetarit të KLD-së për tiu përkushtuar kauzës së Aleancës Kuqezi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›