E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora përkëdhel kryeqytetin

Ndërsa një pjesë e vendit po përballet me sasinë e madhe të reshjeve të borës dhe izolimin prej ditësh, flokët e borës kanë përkëdhelur sot edhe kryeqytetin.

Bora në qytet ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa më me intensitet ka qenë në zonat pranë malit të Dajtit.

Ndërkohë, në krahasim me një ditë më parë, temperaturat në Tiranë kanë shënuar ulje të ndjeshme, ndërsa pritet të vijojnë të bien edhe në ditët e ardhshme.

Meteorologët shprehen se ulja e temperaturave do të zgjasë deri në fundjavë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›