Familja Topi: E vërteta e shpifjeve për pronat tona
Si një familje fisnike autoktone tiranase, nga më dinjitozet e më të respektuarat në Tiranë e vend, mund edhe të mos merreshim e të mos denjonim qoftë edhe në distancë të komunikonim me një familje me moral të ulët, shpifëse, gënjeshtare deri në absurd e veçanërisht vjedhëse e fallsifikatore si ajo e super të moshuarës Hanke Topi e familjarëve të saj. Por ngaqë në disa numra rresht të “Rilindjes Demokratike” (madje në faqe të parë dhe me tituj të mëdhenj) kemi qenë objekt i një arsenali sulmesh të egra, veçanërisht shpifjeve e trillimeve mjaft të ulëta, të prekur shumë rëndë në nderin dhe dinjitetin e familjes sonë të madhe, jemi të detyruar të mbajmë e të ekspozojmë qëndrimin tonë të përbashket, të të gjithë trashëgimtarëve të Dalip Topit. Për të përfituar sadopak nga emri ynë shumë i mirë, është një dëshirë e vjetër e Hanke Topit dhe e familjarëve të saj, ashtu si bima parazite i ngjishet dhunshëm trungut të shëndetshëm të pemës, të konsiderohen pjesë e trungut tonë të vjetër fisnor, por për fat jemi aq shumë larg e pa ndonjë lidhje çfardo, sa ç’është Sopoti i tyre nga Tirana, autoktonë absolutë të së cilës jemi. Hanka Topi, (165 vjeçe sot, në bazë të një fallsifikimi sa të rëndë aq edhe qesharak të certifikatës familjare) pretendon se qenka ajo që paska sjellë nga Sopoti (Zerqan) në Tiranë, Dalip Topin (gjyshin tonë) dhe se për këtë gjest fisnik e bujar të saj u dashkemi t’i jemi mirënjohës! E gjora grua e stërmoçme dhe e dalë mendsh! Le të verë syzat e të lexojë certifikatën e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile të Bashkisë në baze të rregjistrit themeltar të lagjes Ismail Efendi, Rruga Këlliçi Nr.10 të vitit 1930! Në bazë të saj, Dalip Ibrahim Topi (nëna Tiftire) ka lindur në Tiranë në 26 Nëntor të vitit 1876 e ka vdekur po në Tiranë më 2 Nëntor të vitit 1935. Gjyshi i tij, pra i Dalipit, Ali Topi, ka qenë ndër më të pasurit dhe me emër të madh në Tiranë (mjerisht i ati, Ibrahimi, e la shpejt kur ai qe ende mjaft i vogël). Sipas dokumentacionit familjar e arshivor mjaft të pasur, Dalipi, që shquhej në mënyrë të veçantë për zgjuarsinë e mençurinë e po ashtu për mirësinë, vullnetin e këmbënguljen, shtoi parreshtur dhe progresivisht në vite pasurinë e trashëguar nga gjyshi dhe i ati duke blerë toka, ullinj, shtëpi e dyqane, por për gjithë këto do të flasim paksa më vonë. Po cilët janë të ardhurit nga Sopoti (Zerqani), pasardhësit e Ali Agë Topit, që krejt rastësisht mbajnë të njëjtin mbiemër me ne (duhet vënë në dukje që mbiemri Topi është mjaft i përhapur në Shqipëri dhe atë e has që nga Jugu në Veri). Sipas të afërmit të tyre D.T. dhe burimeve të tjera të sigurta e të pakundërshtueshme, i pari i tyre, Ali Agë Topi, për shkakun e një vrasjeje të bërë nga ai dhe frikës së natyrshme nga gjakmarrja, detyrohet me ngut të lerë vendlindjen, Sopotin (Zerqanin) e të marrë rrugët me gjithë familjen e vet për në qytetin e urtë e të paqtë të Tiranës. Është krejt e natyrshme t’i drejtohej një familjeje vendase që mban rastësisht po atë mbiemer, një familjeje të kamur me shumë emër dhe autoritare tek e cila mund të shpresonte për ndihmë të menjëhershme. Gjyshi i Dalipit, Ali Topi, i premton t’a ndihmojë e ruaj, por me kusht që, nga ajo ditë, i ardhuri, për shumë arsye (për të mos u ngatërruar e pasur telashe së pari ai vete, pra Ali Topi i Tiranës, me administratën e fuqishme të shtetit osman) të identifikohej edhe me emrin e të atit, pra të thirrej e të dokumentohej në çdo shkresë të paskëtajshme, Ali Agë Topi. Si njeri i plotpushtetshëm dhe i respektuar nga administrata lokale osmane (turke), Ali Topi i Tiranës mundi t’i sigurojë Ali Agë Topit të Sopotit (Zerqanit) tokë të mjaftueshme në përdorim. Pas vdekjes së Ali Agë Topit për të dy fëmijet e tij, Ismail e Fatime, nisin ditë të vështira! Në Nëntor të vitit 1324, që korespondon me vitin 1908, (Arkivi Qendror i Shtetit F.105/1. D.35. f.79-80 Nr.47 dhe Nr.48) detyrohen që tokën e mësipërme, edhe pse shtetërore, t’ia shesin Osmanit, djalit të Hysen Gaxherrit. Me këtë pronë nisin edhe mashtrimet e pasardhësve të Ali Agë Topit. Në numrin e saj të ditës së shtunë, datë 4 shkurt 2012, Gazeta “Rilindja Demokratike”, nden titullin e madh të faqes së parë “Hanke Topi: Bamiri mosmirënjohës, ne i sollëm nga Zall Sopoti i Zerqanit, tokat s’na i merr dot”, pikërisht në faqen e pestë botojnë tapinë me numër 47 si gjoja pronë të tyre dhe fshehin qëllimisht, me mashtrim e pandershmërisht kalimin në tapinë me nr.48, pra shitjen përfundimtare që i kanë bërë kësaj prone Ismail e Fatime Topi zotit Osman, birit të Hysen Gaxherrit! Për këtë supermashtrim e gënjeshtër të rëndë, Hanke Topi dhe familjarët e saj, më e pakta duhet t’u kërkojnë falje gazetës dhe lexuesve të saj. Shumë shpejt, në vitin 1910, gjakësit bien në gjurmë të pasardhësve të Ali Agë Topi. Djali i tij, Ismail Topi, me urgjencë, brenda ditës, (23 Nëntor 1910) detyrohet t’ia shesë 10 dhe 14 dynym gjyshit tonë, Dalip Topit. Për të dyja pronat zotërojmë dy dokumenta kadastrore me numër 117 dhe 118. Të gjitha karakteristikat e pronave janë plotësisht të ngjashme dhe ndryshojnë, sikurse është e natyrshme të pritet, vetëm në kufinjtë. Ja të dhënat e përbashkëta për të dy pronat që u shitën në të njëjtën ditë dhe ore: Dokument kadastror. Defteri i muajit tetor 1326/1910. Nr. I vëllimit 9.Livaja (prefektura Durrës. Kazaja Tiranë. Fshati Linzë. Lloji: Një e katërta pjesë e arës (tokës). Kategoria: Tokë shtetërore. Kufinjtë për 10 dynymëshin: Lindje: toka e Hysen Gucës, Veriu: Hendeku. Perëndimi dhe Jugu: Xhadeja. Kufinjtë për 14 dynymëshin: Lindje: Sinori i Shkozës. Veriu: Toka e Met Canit. Perëndimi: Toka e Haxhi Hysenit. Jugu: Pylli i Bastarëve. Si të ardhur që janë, Ismaili dhe Fatma, bijtë e Ali Agë Topit, nuk zotërojnë asnjë lloj dokumenti për tokat që kanë në përdorim e në këto kushte shitja nuk mund të realizohet. (Administrata turke shquhet për veprime strikte dhe korrekte burokratike). Në mungesë të çfardo dokumenti tjetër pronësie, Ismaili detyrohet të marrë dëshmi nga fshati, sikurse shkruhet e pohohet fjalë për fjalë në dokumentin kadastror: “… ku në bazë të dëshmisë datë 12 Tetor 1326/25 Tetor 1910, TË SJELLË NGA ANA E FSHATIT, vërtetohet se ai e ka pasur në përdorim!”. Është vendi dhe rasti këtu, të sqarojmë e çmontojmë argumentin dhe mekanizmin themelor mashtrues të pasardhësve të sotëm të Ali Agë Topit. Ata spekullojnë me njërin nga elementët e dy tapive të Dalip Topit dhe pikërisht me atë term juridik që shënohet tepër qartë si: LLOJI: NJË E KATËRTA PJESË E ARËS (TOKëS). KATEGORIA: TOKË SHTETËRORE. Le të ndalemi tek emërtimi LLOJI! Është një term juridik i administratës osmane (turke) dhe nënkupton llojin e tokës që zotëron X pronar i caktuar. Termi juridik Mylk, në pronësi të plotë private, është paksa më i vonshëm. Por le të hamendësojmë se 1/4 ka një kuptim matematikor-gjeometrik, pra të një të katërtës shkëputur nga e tëra prej katër të katërtash! Përfytyroni tani pronën si një kuadrat (katror) me të gjitha kufizimet (kufinjtë) e sipërpërmendur. Nga katrori i madh shkëpusim 1/4-tën e blerë nga Dalip Topi. Si do të qenë kufinjtë e tapisë të blerësit Dalip Topi nëse do të aplikonim parimin matematikor-gjeometrik? Pashmangmërisht, në dy kufinjtë e brendshëm nga katër prej tyre, duhej të kish kufitar Ali Agë Topin! Mjerisht për ata, në asnjërën prej të dy tapive, me 10 dhe 14 dynym, të Dalip Topit, i pari i tyre, Ali Agë Topi apo i biri, Ismail Topi, nuk janë dhe as që mund të jenë kufitarë, sepse termi “LLOJI: NJË E KATËRTA PJESË E ARËS (tokës) nuk ka kuptimin e asaj që atyre u pëlqen aq shumë t’ia japin! Pikërisht me këtë term, pra të 1/4-tës, trashëgimtarët e Ali Agë Topit, kanë spekulluar e manipuluar proceset gjyqësore për pronat duke pretenduar se, “të parët kanë shitur vetëm 1/4-tën e tani, ne pasardhësit, gëzojmë të drejtat për 3/4-tat e mbetura!”. Por le t’i zerojmë për një moment dy argumentat e sipërpërmendura! Le të hamendësojmë se trashëgimtarëve të Ali Agë Topit u takojnë 3/4-tat e mbetura për pronat 10 dhe 14 dynym të blera prej Dalip Topit! Në fund të të dy tapive, bie në sy ky shënim fundor i Zyrës së Kadastrës Osmane (turke): Mbasi u bë rregjistrimi në emër të të përmendurit, duke u kryer veprimet përkatëse nga zyra e Kadastrës për token e përshkruar më lartë, me karakteristikat përkatëse, U HARTUA DHE U DHA KY DOKUMENT KADASTROR PËR TË PAGUAR ÇDO VIT VERGJINË VJETORE! Llogjikisht, përveç Dalipit si blerës, edhe Ismail e Fatma Topi duhet të jenë pajisur me dokument kadastror të rregullt (tapi) që u kish munguar totalisht deri në atë çast të shitjes! Pra, do të pajiseshin me dokument pronesie për 3/4 e pronës së mbetur që sikurse blerësi edhe ata, si nënshtetas osmanë, të paguanin vergjinë vjetore. Ku janë, ku ndodhen këto tapi? Në ç’rregjistra të zyrës së kadastrës janë rregjistruar këto sipërfaqe të mbetura nga 4/4-tat pas shitjes së 1/4-tave? Por as argumentat e fundit nuk vërtetohen! Për të gjitha arsyet e lartëpërmendura, ata nuk zotërojnë as edhe një tapi të vetme dhe për këtë shkak as edhe çfardo detyrimi tatimor, (vergji vjetore) të paguar e të rregjistruar në zyrat e Kadastrës turke e ca më vonë, si vazhdueshmëri, edhe në rregjistrat e taksës së tokave të Prefekturës së Tiranës në kohën e sundimit të Mbretit Zog!(shih Dosja ÇCLV/1 vitet 1935-1938). Por le t’i rikthehemi rrëfimit tonë për fatin e mëtejshëm të djalit të vetëm të Ali Agë Topit, Ismailit! Sikurse thamë më sipër, i shet me nxitim pronat e tij Dalip Topit e syrgjynoset, vetëburgoset, në Lagjen Varosh të fshatit Ndroq të rrethit të Tiranës (shih certifikatën familjare të Ismail Topit të vitit 1932, marrë nga Zyra e Gjendjes Civile të Qarkut Tiranë ku, si gjithnjë, në vazhdën e fallsifikimeve krejt të panevojeshme, Ismail Topi, i biri Rexhepi, e shoqja Aishe e gjer Hankeja jonë e famshme, na paskan lindur në vite të ndryshme po atje, në Varosh!!! (Burimi: Certifikatë e lëshuar më datë 31 Tetor 2011 me nr.Rendor 000078496. Botuar në gazetën RD më datë 4 Shkurt 2012). Në Varosh, Ismail Topi martohet me një vajzë vendase, Aishen, dhe nga ky bashkim u lind i vetmi djalë, Rexhepi. Ky i fundit, pra Rexhepi, do të martohej me protagonisten e famshme të të katër-pesë numrave të RD, Hanke Topin. Deri në triumfin e Demokracisë, kjo familje, (sipas pohimeve mburracake e plot zhurmë e bujë të Hankes, ka ardhur në Tiranë nga Sopoti (Zerqani) i rrethit të Dibrës) për mbi 90 vjet ka jetuar në Varosh të fshatit Ndroq të Tiranës, e ca më vonë zbriti në Valias, për të pushtuar vitet e fundit tokë të konsiderueshme të trashëgimtarëve të Dalip Topit në fshatin Linzë. Vetë Ismaili e më pastaj i biri, Rexhepi, ndërruan jetë po atje, në Varosh të Ndroqit. Sa kohë qenë gjallë, kurrë nuk përmenden dhe as shfaqën ndonjë pretendim për pronë në Linzë. Po ashtu, pasardhësit e tyre, nuk guxuan të ndërmerrnin akte antiligjore, sepse gjyshi dhe babai i tyre, si të moshuar e fetarë, dinin, njihnin e respektonin të vërtetën e pastër mbi pronat, cënimin e dhunimin e të cilave, ata e konsideronin “Gjynah” të rëndë! Shumë vite më vonë, pas vdekjes së të parëve, nën nxitjen dhe frymëzimin veçanërisht të një dhëndrri të tyre, me të kaluar të dyshimtë, imoral dhe mashtrues, (Pas viteve 90-të, “deti u bë kos” për lloj-lloj horrash, njerëzish të dhunshëm e pushtues mizorë) hyjnë në rrugën e gabuar dhe penalisht të dënueshme të fallsifikimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e pushtimeve të dhunshme! Në një proces gjyqësor të datës 19.06.1996, me kryetar seance Artur Gaxhi, nr. i aktit 6662, nr. i vendimit 5240, me tapinë tonë, e përsërisim me 100 përqind tapinë tonë, (Dokument Kadastror. Numër rendor 117, Defteri 1326/1910, Numri i vëllimit 9 etj. etj.) pasardhësit, Hanke Topi e gjashtë të tjerë, përfitojnë jo pak por 60(gjashtëdhjetë) dynym tokë në Zall Herr Priskë (Parcela 107) dhënë nën “bekimin” e komunës Dajt nga përgjegjësi i seksionit të Kadastrës, Besnik Çomo dhe drejtori i shërbimit pyjor Xhemal Zala! E si të mos mjaftonte kjo! Ashtu si në rastin e mësipërm, duke shfrytëzuar për turp, një dokument pronësie të fëmijëve të Jusuf Hasës, për vendin e quajtur Vreshti (Arkivi Qendror i Shtetit F.105/1. D40. fl. 70-71) përfaqësuesit ligjorë të Hanke Topit në tapinë, gjithnjë të të bijve të Jusuf Hasës, shuajnë shifrën prej 1 (një) dynym dhe në vend të saj shënojnë shifren e frikëshme 10 (dhjete dynym). E kështu, me dokumenta krejtësisht të fallsifikuara, në vendimin gjyqësor të datës 20 Qershor 1997, (nr.i aktit 4286. Nr.i vendimit 3011) dhënë nga gjyqtari Seit Hoxha, përfitojnë krejt anti-ligjërisht e duke vjedhur haptas në mes të ditës me diell, plot 10300 metra katrorë! Ky i famshëm gjyqtar, në letra bakalli (mund t’ia tregojmë kujtdo) i nis veprimet përgatitëse për çështjen e rregjistruar vetëm 6 ditë më parë (13.06.1997), i nis pra me datë 19 Qershor 1997 dhe pa palë kundërshtare, pa kufitarë e dëshmitarë, të nesërmen më datë 20 Qershor u dhuron jo pak por 10300 metra katrorë brenda pronës sonë, të cilën e gëzonim mbi bazën e tapive të vjetra të kohës së Turqisë! Dhe vini re, çfarë ironie! Për të bërë sa më të besueshëm vendimin mbi bazën e një dokumentacioni të fallsifikuar e ndryshuar tërësisht, i famshmi gjyqtar i Shkollës së Plepave, shifrës 10000 i shton edhe një 300 metërsh, si për t’u thënë të tjerëve “Pa shihni sa gjyqtar i saktë jam!”. Dhe ja pasojat e një vendimi të turpshëm e të korruptuar të gjykatësit Seit Hoxha! Në vendimin Nr.203 datë 26.06.2009 të Agjensisë së Kthimit e të Kompensimit të pronave. Zyra Rajonale e Qarkut Tiranë, ndër të tjera thuhet me zë të lartë, ripohohet: VËRTETOHET ORIGJINA E PRONËSISË NGA NJË DOKUMENT I ARKIVIT QENDROR TË SHTETIT VITI 1897, f.105/1 D40. F.70-72 KU PËRCAKTOHET SAKTË (SAKTË!) SIPËRFAQJA PREJ 10 DYNYM TË VJETËR ETJ, ETJ. E mësuat tani se si mund të përvetësohet në mes të ditës me diell, duke përdorur dokumentat e një familjeje krejtësisht tjetër e duke i marrë një të dytë, jo pak, por 10300 metra, në pjesën më të bukur e më strategjike, ndoshta të tërë Linzës! (Tamam këtu, në qendër të këtij 10300 metërshi, jane ende themelet e shtëpisë sonë të madhe, pra të Dalip Topit, e cila sikurse do të shpjegohemi paksa më poshtë, u dogj në kohë të luftës nga gjermanët). Kështu pra, me dy fallsifikime tejet të rënda, të dënueshme penalisht, me dy gjykime krejtësisht të padrejta dhe ekstremisht të dobëta, pasardhësit e Ali Agë Topit, nga asnjë metër katror pronësi që nga viti 1910, në Linzë, zotëruan antiligjërisht rreth 70000 metra katrorë, të cilat, e përsërisim, duhet të jenë objekt i kontrolleve të menjëherëshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit e të Prokurorisë. Është rasti tani të prezantojmë pronat tona, pra të trashëgimtarëve të të ndjerit Dalip Topi. (Sqarojmë këtu se, pronat na u rikthyen si “ish pronarë”, shumë kohë më përpara se, njëri nga të 31 trashëgimtarët e Dalip Ibrahim Topi, Presidenti i sotëm i Shqipërisë, Bamir Topi, të merrte postin e lartë të të parit të vendit). Është e tepërt dhe ndoshta edhe e lodhshme për lexuesin, të përmendim e të rreshtojmë tapitë e familjes sonë si dhe, të gjithë pronarët e tjerë në kufi me ne (që në tapitë e tyre shënohet si kufitar emri i Dalip Topit). Ato janë të rregjistruara në rregjistrin hipotekor e janë lehtësisht të zotërueshme e të dëshifrueshme. Do të ndalemi në dokumenta të kohës, që pala tjetër nuk i zotëron dhe s’ka se si përderisa në Linzë që nga viti 1910 ata nuk janë më prezente. Arkivi Qendror i Shtetit zotëron rregjistrin e tatimeve mbi tokën prej vitit 1935 deri në 1938, ku bie në sy emri i Dalip Topit si pagues korrekt i tatimeve për tokën në Linze. (AQSH F.278. V.1935 D.350/1. F.19.) Në asnjë nga faqet e të njëjtit rregjistër nuk haset qoftë edhe njëherë të vetme, emri i Ali Agë Topit apo i të birit, Ismail. Po kështu, në Arkivën Qendrore të Shtetit (F.1005 V.1946.d.120. fl.20) gjendet deklarata e Ibrahim Topit, tregëtar, djalit të parë të Dalip Topit, për gjendjen e tij financiare si person, deri më datë 7 Prill 1939 (për efekte të tatimeve nga ana e Pushtetit komunist të vitit 1946). Ibrahim Topi deklaron për zotërimin e 120 (njëqindenjëzetë) dynym tokë në Linzë dhe të një shtëpie, për të cilen ai pohon se ka vlerën prej 10000 franga ar (në një kohe kur 500 metra katrore në Plazhin e Durrësit, shteti i Zogut, ua shiste qytetarëve të interesuar vetëm me 150 franga ar), pra një çmim vërtet i lartë për kohën! Ai vazhdon të komentojë në deklaratë se, shtëpia, në kohë të luftës, për shkak se shërbeu si bazë për partizanët, u dogj nga gjermanët dhe vëllanë e tij të dyte, Aliun, e internuan në Beograd. (Nuk kini përse ngatërroheni përsëri me emrin Ali, për faktin se Dalipi, sipas zakonit të kohës, kish nderuar kujtimin e gjyshit duke i vënë djalit të dyte emrin e tij, pra Ali, kurse të parit i kish vënë emrin e të atit, Ibrahim. Po kështu në vazhdim të kësaj tradite të bukur familjare, vetë Ibrahimi, djalit të vetëm nga martesa e dyte, i vuri emrin e të atit, pra Dalip). Kështu, Ibrahim Topi, deklaroi pasurinë personale trashëguar nga i ati prej 120 (njëqindenjëzetë) dynym, por Dalipi kish edhe dy djem të tjerë, Aliun dhe Rizain e secili prej tyre trashëgonte gjithashtu pjesë të barabarta nga 120 (njëqindenjëzetë) dynym. Si konkluzion, të tre vellëzerit, djemtë e Dalip Topit, Ibrahimi, Aliu dhe Rizai, zotëronin të pakten 360 dynym në Linzën e vitit 1946! (Është e llogjikshme të mendohet se zotëronin edhe më shumë akoma, por për shkak të frikës nga tatimet e jashtëzakonshme, jemi të bindur se ata kanë deklaruar më pak nga ç’kishin në të vërtetë). Bazuar mbi deklaratat e mësipërme të pasurisë (gjithnjë të minimizuara) reforma e famshme Agrare nuk vonoi të veprojë e të ndëshkojë. Po në Arkivin Qendror të Shtetit (F.898. V.1946. d.43/9. fl. 15,16.) gjendet procesi verbal Nr.2 datë 13 Shkurt 1946 i Komitetit Ekzekutiv i K.N.C. N/Pref. Qendrës dhe i Komitetit të Fshatarëve për Zbatimin e Reformës Agrare. (Djathtas dhe lart akoma shënohet në shkresen zyrtare Vdekje Fashizmit! Liri Popullit!). Ibrahim Topi, me gjithë deklaratën e kursyer e të rezervuar, klasifikohet në Kategorinë 3, Neni 2 të ligjit për Reformën Agrare. Që nga ajo ditë, familja Topi (trashëgimtarët e të ndjerit Dalip) do të konsiderohet si e “Prekur” nga Reforma Agrare dhe të gjithë bashkëkohësit e dinë mjaft mirë se çfarë donte të thoshte kjo! (Vetëm gjashtë vjet më vone, djali i tretë, Rizai, burgoset duke ju marrë i gjithë floriri i familjes dhe vuan të tjera pasoja të mëdha megjithë kontributin e jashtëzakonshëm në ndihmë të luftës patriotike për çlirimin kombëtar). Por le t’i kthehemi trashëgimtarëve të Ali Agë Topit. Nëqoftëse të ardhurit nga Sopoti (Zerqani) shitën gjithçka morën në perdorim, në fshatin e bukur të Linzës dhe u syrgjynosën për të pakten 90 vjet në kalanë e Lagjes Varosh të fshatit Ndroq të rrethit të Tiranës, ndërkohe vendaliu i vjetër, Dalip Ibrahim Topi, zotëron prej kohesh, përveç tokave në Linzë, të tjera prona në Hallias, Qinam, Surrel, Priskë e Madhe, Ferraj, Shtish etj. Por mirë thonë! Çdo gjë e keqe e ka doemos edhe një gjë të mirë. Tek kërkonim në Arkivën Qendrore të Shtetit, në hipotekë e kudo tjetër, nga mund të sigurohen dokumente të ndryshëm hipotekore për t’ju kundërvënë argumentave absurde, monstruoze, fallse, të gënjeshtërt, në të njëjtën kohë edhe qesharake të trashëgimtarëve të Ali Agë Topit, për gëzimin e kënaqësinë tonë, zbuluam prona të tjera të gjyshit tonë, Dalip Topi, që degjuar kishim nga të parët, por që ende s’kishim mundur t’i gjenim. Po përmendim një pjesë syresh!
- AQSH. F.278. V.1927.DVI-1505.f.53 dhe 57. Lagjet Ismail Efendi, Abdullah Bej, Sulejman Pashë dhe një pjesë e Patëz Kuqanit. Tre parcela në emer të Dalip Topit. Parcelat me numër 172,176 si dhe parcela krejtësisht e veçantë me numër 37, e cila për nderin, krenarinë dhe kënaqësinë tonë të veçantë na qenkash VAKËF!
- AQSH.F.105/1. Dosja 35. F.77-78. Nr.17-18. Lagja Abdullah Bej. Nëntor 1324/1908. Lloji i pronës: Një shtëpi me një dhomë lart, dy dhoma poshtë dhe pjesë e pusit. Pronar shtetasi osman, Dalip, i biri i Ibrahim Topit.
- AQSH.F.105/1. Dosja 38. Fl. 124-125. Shtator 1331/1915. Lagja Ismail Efendi. Sokaku: në pazarin e Zahirës. Lloji i pronës: Dyqan. Pronar Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH F105/1.Dosja 35.F.77-78. Nr.17-18. Nëntor 1324/1908. Lagja Abdullah Bej. Lloji i pronës. Bahçe. Pronari: Shtetasi osman Dalip, i biri i Ibrahim Topit.
- AQSH. F.105/1.Dosja1. f.9-10. Nr.176. 1291/1875. Lagja Sulejman Pasha nr.176. Nr.rendor 176. Kasabaja (qyteti Tiranë). Lloji i pronës: Një magaza dhe bahçeja ngjitur me të. Kufinjtë: Rruga publike, rruga pa krye dhe në të dy anët shtëpia e Ymer Spahi Dumit (ose Domit). Pronari: Ibrahim Topi. Shënim: Ibrahimi është i ati i Dalip Topit. Dalipi në bazë të certifikatës së lindjes lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile të Bashkisë së Tiranes lindi më 26 Nëntor të vitit 1876. Në Rregjistrin Kadastror të Kazasë së Tiranës, daimi Prill I331 allaturka, faqe 116, numër rendor 65, në emër të Kumes, vajzës së Ibrahim Topit, banore e lagjes Xhami Sherif, me kufinj (përballë xhadeja e Elbasanit etj) Sasia e Bahçes 2(dy) dynym atik (të vjetër). Pronë e Sefer Kullakshit. Rregjistri hipotekor Nr.125. datë 5 korrik 1949. Në Veri kufizohet në dy ballë prej 74 metrash e 45 centimetrash me pronën e Dalip Topit. (Prona e sipërpërmendur është tek “Oxhaku” i famshëm, pas Spitalit të Pediatrisë dhe që nga ky moment është detyrë e trashëgimtarëve ta kërkojë e gjejë). Dhe për gëzimin, e po ashtu për krenarinë tonë, edhe një pronë tjetër që nuk e dinim më parë. Është një tokë arë prej 7.5 dynymësh të vjetër, në fshatin Vaqarr e që kufizohet nga Lindja me Beqir Tafën, nga Perëndimi dhe veriu me Xhadenë (çfarë vendi!) Nga jugu me Xhaferr Efendiun! Pronar Dalip Ibrahim Topi. 10 Shkurt 1331/ 23 Shkurt 1916. Dhe më në fund! Çfarë t’ju themi tjetër juve, pasardhësve të pamoralshëm, të pandershëm e gënjeshtarë të Ali Agë Topit? A i shkulët sytë për të parë rrënjët tona të thella në këtë tokë të shenjtë tonën, në Tiranën e paqme, të zemrës e të shpirtit tonë? Por s’bëtë tjetër, veç ulët, ndyet dhe poshtëruat veten, ju mjeranë, ju të skamurit, që me lloj-lloj falsifikimesh, mashtrimesh e poshtërsish, kërkoni të zhvatni e për më keq edhe të poshteroni familjen e vjetër autoktone tiranase të Dalip Ibrahim Topi, ndër më të njohurat e të respektuarat në kryeqytet e vend! Më e pakta, kërkoni falje, falje, që s’dijmë, s’jemi të sigurtë, nese do t’ua japim ndonjëherë në jetë.
Të gjithë trashëgimtarët e Dalip Ibrahim Topit:
• FATMIR ALI TOPI
• GËZIM ALI TOPI
• QANIE ALI
GJOLEKA (TOPI)
• SHPRESA ALI
PESJAKA (TOPI)
• MELIHA TOPI
• INDRIT TOPI
• SONILA PLASA
• SUZANA BAKALLI
(KRAJA)
• QERAMA
BAKALLI (REÇI)
• EDMONDA
BAKALLI (KAVAJA)
• EDMOND BAKALLI
• ALTIN BAKALLI
• DALIP IBRAHIM TOPI
• NURI VORPSI
• DONALD VORPSI
• VOLTAN VORPSI
• LIRI IBRAHIM
ÇARÇANI (TOPI)
• NAFIJE IBRAHIM
HOXHA (TOPI)
• VIOLETA TOPI
• AIDA ENVER
BEJTULLAI (TOPI)
• NERMIN ENVER
HABIBI (TOPI)
• FIQIRETE TOPI
• IBRAHIM
RAMAZAN TOPI
• SOKOL RAMAZAN TOPI
• ILIRA MENERI
(ALIMEHMETI)
• TEUTA HOXHA
(ALIMEHMETI)
• REZARTA VERO
(ALIMEHMETI)
• FLAMUR
MYRTEZA TOPI
• BAMIR MYRTEZA TOPI
• IRMA PASKAL TOPI
• IVI MENTOR TOPI
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
- AQSH. F.278. V.1927.DVI-1505.f.53 dhe 57. Lagjet Ismail Efendi, Abdullah Bej, Sulejman Pashë dhe një pjesë e Patëz Kuqanit. Tre parcela në emer të Dalip Topit. Parcelat me numër 172,176 si dhe parcela krejtësisht e veçantë me numër 37, e cila për nderin, krenarinë dhe kënaqësinë tonë të veçantë na qenkash VAKËF!
- AQSH.F.105/1. Dosja 35. F.77-78. Nr.17-18. Lagja Abdullah Bej. Nëntor 1324/1908. Lloji i pronës: Një shtëpi me një dhomë lart, dy dhoma poshtë dhe pjesë e pusit. Pronar shtetasi osman, Dalip, i biri i Ibrahim Topit.
- AQSH.F.105/1. Dosja 38. Fl. 124-125. Shtator 1331/1915. Lagja Ismail Efendi. Sokaku: në pazarin e Zahirës. Lloji i pronës: Dyqan. Pronar Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH F105/1.Dosja 35.F.77-78. Nr.17-18. Nëntor 1324/1908. Lagja Abdullah Bej. Lloji i pronës. Bahçe. Pronari: Shtetasi osman Dalip, i biri i Ibrahim Topit.
- AQSH. F.105/1.Dosja1. f.9-10. Nr.176. 1291/1875. Lagja Sulejman Pasha nr.176. Nr.rendor 176. Kasabaja (qyteti Tiranë). Lloji i pronës: Një magaza dhe bahçeja ngjitur me të. Kufinjtë: Rruga publike, rruga pa krye dhe në të dy anët shtëpia e Ymer Spahi Dumit (ose Domit). Pronari: Ibrahim Topi. Shënim: Ibrahimi është i ati i Dalip Topit. Dalipi në bazë të certifikatës së lindjes lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile të Bashkisë së Tiranes lindi më 26 Nëntor të vitit 1876. Në Rregjistrin Kadastror të Kazasë së Tiranës, daimi Prill I331 allaturka, faqe 116, numër rendor 65, në emër të Kumes, vajzës së Ibrahim Topit, banore e lagjes Xhami Sherif, me kufinj (përballë xhadeja e Elbasanit etj) Sasia e Bahçes 2(dy) dynym atik (të vjetër). Pronë e Sefer Kullakshit. Rregjistri hipotekor Nr.125. datë 5 korrik 1949. Në Veri kufizohet në dy ballë prej 74 metrash e 45 centimetrash me pronën e Dalip Topit. (Prona e sipërpërmendur është tek “Oxhaku” i famshëm, pas Spitalit të Pediatrisë dhe që nga ky moment është detyrë e trashëgimtarëve ta kërkojë e gjejë). Dhe për gëzimin, e po ashtu për krenarinë tonë, edhe një pronë tjetër që nuk e dinim më parë. Është një tokë arë prej 7.5 dynymësh të vjetër, në fshatin Vaqarr e që kufizohet nga Lindja me Beqir Tafën, nga Perëndimi dhe veriu me Xhadenë (çfarë vendi!) Nga jugu me Xhaferr Efendiun! Pronar Dalip Ibrahim Topi. 10 Shkurt 1331/ 23 Shkurt 1916. Dhe më në fund! Çfarë t’ju themi tjetër juve, pasardhësve të pamoralshëm, të pandershëm e gënjeshtarë të Ali Agë Topit? A i shkulët sytë për të parë rrënjët tona të thella në këtë tokë të shenjtë tonën, në Tiranën e paqme, të zemrës e të shpirtit tonë? Por s’bëtë tjetër, veç ulët, ndyet dhe poshtëruat veten, ju mjeranë, ju të skamurit, që me lloj-lloj falsifikimesh, mashtrimesh e poshtërsish, kërkoni të zhvatni e për më keq edhe të poshteroni familjen e vjetër autoktone tiranase të Dalip Ibrahim Topi, ndër më të njohurat e të respektuarat në kryeqytet e vend! Më e pakta, kërkoni falje, falje, që s’dijmë, s’jemi të sigurtë, nese do t’ua japim ndonjëherë në jetë.
Të gjithë trashëgimtarët e Dalip Ibrahim Topit:
• FATMIR ALI TOPI
• GËZIM ALI TOPI
• QANIE ALI
GJOLEKA (TOPI)
• SHPRESA ALI
PESJAKA (TOPI)
• MELIHA TOPI
• INDRIT TOPI
• SONILA PLASA
• SUZANA BAKALLI
(KRAJA)
• QERAMA
BAKALLI (REÇI)
• EDMONDA
BAKALLI (KAVAJA)
• EDMOND BAKALLI
• ALTIN BAKALLI
• DALIP IBRAHIM TOPI
• NURI VORPSI
• DONALD VORPSI
• VOLTAN VORPSI
• LIRI IBRAHIM
ÇARÇANI (TOPI)
• NAFIJE IBRAHIM
HOXHA (TOPI)
• VIOLETA TOPI
• AIDA ENVER
BEJTULLAI (TOPI)
• NERMIN ENVER
HABIBI (TOPI)
• FIQIRETE TOPI
• IBRAHIM
RAMAZAN TOPI
• SOKOL RAMAZAN TOPI
• ILIRA MENERI
(ALIMEHMETI)
• TEUTA HOXHA
(ALIMEHMETI)
• REZARTA VERO
(ALIMEHMETI)
• FLAMUR
MYRTEZA TOPI
• BAMIR MYRTEZA TOPI
• IRMA PASKAL TOPI
• IVI MENTOR TOPI
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)