Lac humb jeten elektricisti

Humb jetën një elektriçist në qytetin e Laçit. 48 vjeçari Pal Teska ka qene duke riparuar një defekt në qendër të qytetit ku ka rënë nga shtylla në një lartësi prej 10 metrash duke marrë plagë të rënda, por ka humbur jetën në spitalin rajonal të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Pal Teska ishte banor i Laçit dhe ushtronte profesionin e elektriçistit prej një viti. Një grup hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.