E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja braktis ‘burrneshën’, theu zakonin duke marrë hise në trashëgimi

Historia e virgjëreshave të betuara, që vendosin të jetojnë si meshkuj, ka mahnitur mediat e huaja.

Një prej tyre është edhe Osmane Shahini, e cila që kur mbushi 14 vjeç, vendosi që të bëhej burrneshë dhe të bashkohej krah shokëve dhe vëllait të saj.

Por tani Osmania është braktisur nga familja e saj dhe jeton në lulishten e qytetit të Burrelit.

Sipas GSH, ajo jeton në lulishte që prej korrikut.

Por përse e kanë braktisur Osmanen?

Sipas një rregulli të pashkruar në zonat e veriut, tokat, shtëpia dhe pronat ndahen në mënyrë të barabartë mes vëllezërve, kurse motra nuk ka pjesë në këtë trashëgimi.

Por për shkak se Osmania ka ndërruar ‘gjininë’, ajo kërkonte pjesën e saj.

Pikërisht kjo gjë ka revoltuar vëllain e saj, që nuk i ka folur më dhe e ka zbuar nga shtëpia.

Në këtë moshë ajo nuk mund të sigurojë jetesën, ndaj apelon që të shkojë në azil në Tiranë./Tema/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›