Rexhimenti i Mbrojtjes Civile vazhdon trajnimin

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Rexhimenti i Mbrojtjes Civile, ka filluar këto ditë edhe një trajnim në grupe nga trajnerët amerikanë për Task Forcë, i cili do të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor. Rexhimenti i Mbrojtjes Civile është njësi e Brigadës Mbështetëse Operacionale me mision emergjent civil, kryesisht për fatkeqësi natyrore.
Komandanti i Rexhimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së Kolonel Shaip Haziri tha për Radio Kosovën se duke pasur parasysh fatkeqësitë natyrore që ndodhin në botë, FSK ja konkurron në Bashkësinë Ndërkombëtare me një Task Forcë Regjionale që do të këtë një përfshirje edhe të shteteve të rajonit, si mision emergjent civil.
Ndërkaq gjatë qëndrimit tonë në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, në njërën nga mësonjëtoret, zhvillohej trajnim teorik nga eksperti amerikan, Uayne Bjuford në fushën e kërkimit të personave të zhdukur dhe përdorimin e informacioneve.
“Jemi duke punuar edhe në teren, duke zhvilluar teknikat e kërkimit nga niveli bazik e deri te niveli i avancuar. Pra, po ndodhin shume gjera njëkohësisht”, tha ai.
Toger Besnik Hasani zëvendëskomandant i Task Forcës sqaron se trajnimet që po ofrohen nga instruktorët amerikan në fushën e kërkim shpëtimit urban, janë duke u mbështetur edhe nga instruktorët e FSK-së të cilët kanë një përvojë nëntëvjeçare në kërkim shpëtim.
Njësia e Taskë Forcës ka bërë kërkesë për anëtarësim në INSARAG - organizatë e OKB-së për Kërkim Shpëtim. Ndërkohë, Task Forca po përgatitet për të plotësuar standardet e kërkuara nga INSARAG me qëllim që të bëhet Task Forcë regjionale e cila do t’i ketë 127 pjesëtarë. /Indeksonline/