E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Kam hyrë në këtë garë për ta ndryshuar Prishtinën

Sot, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta, kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri takoi një grup të rinjve të kryeqytetit ne lagjen Dardania, përkatësisht mbi kurriz. Gjatë këtij takimi u diskuan çështje të ndryshme që ndërlidhen me ofertën programore të Tahiri dhe mbi të gjitha rreth çështjeve kryesore që i preokupojnë të rinjtë e Prishtinës.

 Duke folur para këtyre të rinjve, Tahiri theksoi se: “Unë kam hyrë në këtë garë për ta ndryshuar Prishtinën, prandaj ne duhet ti sjellim këtij qyteti një energji të re e një fytyre të re, që do ta bëjë qytetin të këndshëm për të jetuar dhe atraktiv për të vepruar. Ne duhet të angazhohemi të bëjmë më të mirën, në mënyrë që nesër para fëmijëve tanë të flasim se bëmë krejt çfarë kishim në dorë për të mirën e tyre. Deri më tani nuk e kemi bërë, andaj i ftoj të gjithë qytetarët që të angazhohemi për Prishtinën e së ardhmes”.

 Tutje ai tha se “ne duhet të angazhohemi të bëjmë më të mirën, në mënyrë që nesër para fëmijëve tanë të flasim se bëmë krejt çfarë kishim në dorë për të mirën e tyre. Deri me tani nuk e kemi bërë. Andaj i ftoj gjithë qytetarët që angazhohemi për Prishtinën e së ardhmes”.

 Kandidatja në listën për asamble komunale e Aleancës për Prishtinën,  Valentina Shabani duke folur për rolin e të rinjve potencoi se: për dallim nga subjektet tjera që kufizohen vetëm në aspektin teorik të zgjidhjes së çështjeve Aleanca për Prishtinën ka një plan për zgjidhjen e problemeve që përballen të rinjtë e Prishtinës. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›