Kriza në Greqi, shqetësimi kryesor i liderëve të G8
CAMP DAVID - Greqia është në krye të axhendës së Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të G8-s, të cilët janë mbledhur në Camp David, në SHBA.
Bashkimi Evropian do të bëjë gjithshka të mundshme për stabilizimin Greqinë dhe zonën euro, thanë zyrtarët e lartë para fillimit të takimit të Grupit të Tetë.
"Unë dua të riafirmoj qartë se ne duam që Greqia të qëndrojë në eurozonë, sepse ajo i takon familjes evropiane", tha Hose Manuel Barroso për gazetarët.
Një deklaratë të ngjashme bëri dhe kryetari i BE Herman Van Rompuy. Ai tha tha se "ne punojmë që Greqia të qëndrojë në euro, por ajo duhet të respektojë angazhimet e veta "
Kryeministri i Britanisë ka deklaruar se shtetet anëtare të eurozonës duhet të marrin veprime vendimtare për të frenuar krizën. David Cameron, theksoi se grekët duhet të vendosin nëse duan të mbeten në monedhën e vetme evropiane.
Presidenti francez Hollande iu tha gazetarëve se “duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që Greqia mund të mbetet në eurozonë”. Edhe me herët, pas takimit të tij me Barak Obamën në Shtëpinë e Bardhë, Hollande shprehu qëndrimin e përbashkët të dy liderëve që Greqia të mbetet në eurozone në favor të zhvillimit.