E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuria me përqindje e djaloshit të Big Brother

Graciano Tagani

Entela Resuli

20-vjeçari Graciano ka hyrë në mënyrë të veçantë në Big Brotherin e këtij viti. Megjithëse kishte aplikuar për të qenë pjesë e këtij shou televiziv, askush nuk e kishte paralajmëruar që do futej në emision. Mbrëmjen e fillimit të spektaklit në shtëpinë e tij i ishin instaluar kamera me dijeninë e së ëmës dhe ai e mësoi nga ekrani që do të bëhej pjesë e këtij shou që vazhdon të tërheqë atë pjesë të rinisë shqiptare, të apasionuar pas ekranit.

Sot ai është jashtë shtëpisë. Ishte në një garë të fortë me Gentën, me një tjetër konkurrente të lojës. Gjatë qëndrimit në Big Brother ai krijoi një lidhje me vajzën nga Korça, Lorenën. Të gjithë u habitën për shpejtësinë me të cilën ndodhi ajo gjë. Sot që të dy janë jashtë. Folëm me Gracianin për këtë rubrikë të Shekullit:

Graciano, pse do një i ri si ti kaq shumë që të hyjë në Big Brother?

Për karrierën time, për mundësi të reja qoftë në balet, në aktrim apo prezantim, që këto të fundit për mua janë ëndrra. E pashë si një mundësi më të mirë në shumë drejtime. Pa dalë akoma kam marrë disa oferta.

 

Por edhe që hyre vetëm dhe dole çift nga BB. E kishe menduar që do të krijoje një lidhje aty?

Absolutisht nuk  e kisha menduar. Ajo që mendoja ishte se nuk do të mundem dot të krijoj një lidhje, pasi kujtoja se gocat do të ishin më të mëdha se unë, por ja që erdhi shumë spontane dhe u bë kjo lidhje me Lorin.

 

Nuk ishte kështu sa për lojë domethënë?

Absolutisht jo. Nuk besoj se kjo lidhje më ka ngritur pikë, madje kur dola kam marrë dhe kritika për këtë lidhje. Unë e kam shpjeguar dhe e them që, gjithçka kam bërë aty, e kam bërë se e kam ndjerë.

 

D.m.th. je i dashuruar me Lorin?

Të të them 50 për qind. Jam i drejtpërdrejtë unë. Tani lidhja është shumë aktive, sepse kemi akoma më shumë mundësi të bëjmë shumë gjëra që nuk i bëmë atje.

 

U fol për skena seksuale mes teje dhe Lorit brenda shtëpisë. Si është e vërteta?

Po ç’të them. Nuk ka koment kjo pyetje.

 

 

Lorena: sot jam 20 vjeç…

Është 20 vjeçe, studente në Fakultetin e Inxhinierisë për Topografi. Kishte aplikuar, por nuk fitoi që në hapje të emisionit. Vetëm dy javë pasi ky shou kishte filluar, e lajmëruan se do të hynte në shtëpi. E pranoi pa u menduar dy herë dhe aty u përfshi një lidhje që do përflitej shumë për skenat seksuale të netëve të vona. Në fund të fundit jam 20 vjeçe,  - mendon Lori, – dhe nuk kam pse mendoj kaq shumë se si mund të përkthehet lidhja ime në shtëpi. Bëra atë që më pëlqente dhe u ndjeva mirë. Gjëja që më ngroh është fakti se familja më mbështeti në veprimet dhe sjelljen time.

 

Disa mendime të Gracianos rreth shokëve të tij të lojës

Çfarë të pëlqen nga Lorena?

Sinqeriteti dhe karakteri i saj.

Cili nga banorët të duket me hipokrit?

Liami, sepse është komplet fals gjatë gjithë kohës.

Po ai që duhet ta fitojë?

Arbri, sepse është i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë

Vajza më e mirë në shtëpi ?

Në karakter Grandiola, ndërsa në pamje Françeska.

Vajza më e hedhur?

Genta

 

*****

 

E pyesim Gracianon, nëse i ka parë fotot e Gentës tani që ka dalë. Për ata që nuk e ndjekin këtë spektakël, Genta është një nga personazhet për të cilën vazhdimisht dalin foto e tituj sensacionalë në faqet rozë të shtypit. Kohët e fundit u botuan këto foto që shihni këtu.

 

Çmendim ke ti Graciano për këto foto?

Për mua nuk përbën ndryshim, vetëm se zbulova diçka më shumë tek Genta.

U habite?

Realisht po. Që kur isha në Big Brother e dija që kishte disa foto, por se çfarë, se kisha menduar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›