E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu Regjistrimi i popullsise eshte antikushtetues

Ish-Presidenti i Republikes kunder procesit te regjistrimit me baze etnike Ai formular duhet korrigjuar dhe kjo pune duhet pare seriozisht


Ish-presidenti i Republikes Alfred Moisiu eshte shprehur dje kunder regjistrimit te popullsise ne baze te etnise duke e cilesuar si nje proces qe bie ndesh me kushtetuten.


Moisiu shpjegon ne nje interviste per Shekullin se kushtetuta percakton vetem shtetesine dhe jo kombesine. Kjo menyre regjistrimi eshte nje goditje morale qe i behet kombit shqiptar dhe kete goditje nuk mund tia jape shteti i vete- shprehet ish-presidenti.

Zoti Moisiu si e vleresoni procesin e regjistrimit te popullsise ne baze te kombesise
Kjo menyre regjistrimi eshte nje goditje morale qe i behet kombit shqiptar dhe kete goditje nuk mund tia jape shteti i vete. Problemi komb dhe kombesi nuk parashikohet fare ne Kushtetute Kushtetuta pranon vetem shtetesi. Une nuk e di se ku jane bazuar ata qe kane hartuar kete formular.


Nuk e di nese kjo eshte bere nga mosdija nga keqdashja se nga cfare jane nisur kete nuk mund ta them dot. Ajo qe mund te them eshte se ai formular duhet korrigjuar dhe kjo pune duhet pare seriozisht.


Si e shikoni kete heshtje te klases politike sepse duket sikur ka nje vazhdimesi politika greke duke filluar qe nga shperndarja e pensioneve ne jug te vendit varrezat e ushtareve...


shte dicka e habitshme. Por une mendoj se politika duhet te reagoje sepse ka nje reagim mbarekombetar tani kohet e fundit sidomos pas deklarates se konsullit grek Ikonomus.


Njerezit tane intelektualet e quajten nje sulm ndaj shqiptareve nje sulm te padrejte sepse ska baza. Nuk ka pse te tensionohen marredheniet midis Greqise dhe Shqiperise. Duhet te kuptohemi se eshte fqinji yne sepse sic i thone shtetin mund ta zgjedhesh por fqinjin ta jep Zoti. Keshtu qe mendoj se politika duhet te reagoje dhe duhet te korrigjoje.

Pse i druhet klasa jone politike nje reagimi me te ashper


Kjo pse i druhet duhet pare sepse nuk ka pse ti druhet ne fund te fundit ne jemi shtet i pavarur dhe politikanet ne radhe te pare duhet te mbrojne interesat e shtetit te tyre.


Si e shikoni kerkesen qe kreu i gjykates se Sarandes ka dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese ku kerkon rrezimin e ligjit qe parashikon regjistrimin mbi baza etnike.

Cili eshte vleresimi juaj

shte me se i drejte . Edhe veprimin e nenkryetarit te KLD-se Spahiu gjithashtu e vleresoj bile ai ka qene nje nga promotoret e kesaj levizjeje edhe bravo i qofte.


Ligji 2009 nje jave para shperndarjes se parlamentit

TIRAN-Fenomeni i ndryshimit te kombesise ne menyre abuzive e ka zanafillen pas miratimit te ligjit per gjendjen civile miratuar nga Kuvendi ne 11 maj te vitit 2009 vetem pak dite nga shperndarja e tij. Pikerisht ne kete ligj eshte futur termi i kombesise ne nenin qe ben fjale per perberesit dhe vecorite e gjendjes civile. shte pikerisht pika e pare e ketij neni qe thekson se


1. Perberesit e gjendjes civile jane emri e mbiemri numri i identitetit datelindja vendlindja gjinia shtetesia raportet e atesise e amesise gjendja civile kombesia vdekja shpallja i/e zhdukur vendbanimi vendqendrimi dhe fakte te tjera te parashikuara me ligj.


Nderkaq ne ligjin paraardhes te shfuqizuar pikerisht nga ligji i vitit 2009 nuk permendet termi i kombesise kur behet fjale per te njejtin nen pra per perberesit e gjendjes civile.


Ligji i 10 tetorit te vitit 2002 nr.89 50 qe eshte shfuqizuar nga ligji i 2009-es thekson ne nenin 8 perberesit e gjendjes civile. Ne piken 1 te ketij neni thuhet se


1. Perberesit e gjendjes civile jane emri e mbiemri numri i identitetit datelindja vendlindja vendbanimi seksi raportet e atesise e memesise vdekja shpallja i/e zhdukur dhe fakte te tjera te parashikuara nga ligji.

Pra duket qarte se i njejti nen ka ndryshuar per sa i perket termi kombesi. Nuk ekziston ne ligjin e 2002-it dhe eshte vendosur ne ligjin e vitit 2009.


Aktualisht ligji i majit 2009 eshte ne gjykaten kushtetuese pas kerkeses se derguar nga gjykata e Sarandes per te interpretuar kete pjese te ligjit qe lidhet me perdorimin e termit kombesi. Sipas gjyqtarit te Sarandes Altrin Cela ligji per gjendjen civile i vitit 2009 i detyron qytetaret ndryshe nga cpercakton kushtetuta te deklarojne etnine e tyre pikerisht nepermjet nenit 6 te ligjit per gjendjen civile.

Gjyqtari pretendon se ky nen bie ne kundershtim me nenin 20 pika 2 e kushtetutes qe flet per pakicat kombetare ku thuhet se


2. Ata kane te drejte te shprehin lirisht pa u ndaluar as detyruar perkatesine e tyre etnike kulturore fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte ti ruajne e zhvillojne ato te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare si dhe te bashkohen ne organizata e shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre.


Ne kerkesen e tij gjyqtari ka nenvizuar se ashtu sikurse eshte pranuar tashme nga jurisprudenca qytetaret nuk mund te detyrohen te deklarojne perkatesine e tyre fetare ne te njejten menyre ata nuk mund te detyrohen qe te deklarojne perkatesine e tyre etnike kulturore apo gjuhesore dhe cdo ligj qe merr persiper nje detyrim te tille eshte antikushtetues dhe duhet te deklarohet si i tille.


Duhet theksuar se ligji i vitit 2009 per gjendjen civile qe i hapi rrugen ndryshimit te kombesise u miratua vetem ne seancat e fundit te asaj legjislature. Ky ligj i ka kaluar ne heshtje ne ate kohe vjen pak jave pas skandalit tjeter te madh per marreveshjen e ujerave me Greqine.


Edhe me kete marreveshje u procedua me kalimin ne heshtje te ligjit te ri per Kufirin ne vitin 2008 dhe qe me pas u zbulua nga media se ishte pikerisht ky ligj qe i hapte rrugen marreveshjes skandal me Greqine per percaktimin e kufijve detare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›