E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja kryeministrore, pak levizje pasurie dhe me 2011 Rozeta Rapushi



Ashtu si edhe vitin e kaluar, kryeministri Sali Berisha, nuk ka levizje te shumta ne deklaraten e tij te pasurise, edhe per vitin 2011. Nga deklarata e siguruar nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), kryeministri ka deklaruar levizje ne llogarite e tij bankare, dhe te ardhura nga paga e tij si kreu i qeverise, ne vleren prej 2.277.388 lekesh, dhe dieta per udhetimet e kryera jashte vendit si kryeminister, qe kapin vleren prej 800 dollaresh. Nga ana tjeter, Berisha deklaron edhe disa llogari bankare qe jane ne emer te tij dhe te bashkeshortes, ne vleren prej 1.150.600 lekesh, 3,910.43 euro dhe 1,989.42 dollaresh. Po keshtu, nje tjeter llogari deklarohet se eshte ne emer te bashkeshortes, ne vleren prej 1,702.587.57 leke dhe 1,510.491.90 leke. Si dhe ka shenuar nje gjendje "cash" prej 1.000.000 lekesh. Jo shume ndryshime kane edhe deklaratat e pasurise se femijeve te kryeministrit. Vajza e kreut te qeverise, Argita Malltezi, ka deklaruar disa llogari bankare, ku ato qe jane shtuar jane ne vlerat 7.392.544 leke, 12.015 euro apo 4813 euro. Por ka edhe pakesime, po ne llogarite bankare, ne vlerat 634.633 leke. Vajza e kryeministrit ka deklaruar gjithashtu te ardhurat e saj, qe kryesisht jane nga paga ne Fakultetin e Drejtesise, ne vleren 1.066.498 leke, nga mesimdhenia, 8,434.664 leke si dhe 35.015 euro. Te ardhura te tjera te vajzes se kryeministrit, sigurohen 10.800 euro ne vit nga dhenia me qira e nje apartamenti, 14.000 euro po ne vit, nga dhenia me qira e nje tjeter apartamenti. Ndersa djali i kryeministrit, Shkelzen Berisha, ne deklarimin e pasurise, ka deklaruar pakesim te llogarive te tij bankare, ne vlerat 2.067.91 euro dhe 23.652.68 euro. Te ardhurat e deklaruara per vitin e kaluar, te deklaruara prej tij, jane ato te siguruara nga aktiviteti si person fizik per konsulence juridike, ne vleren prej 1.824.680.

Pasuria 2010

Kryeministri Sali Berisha

1.150.600 leke, llogari bankare

3900 euro, llogari bankare

1.405.725 leke, ne emer te bashkeshortes

1.510.291 leke, ne emer te bashkeshortes

2.233.186 leke, te ardhura nga paga si kryeminister

200.000 euro, apartament 195m2, Argita Malltezi, me te ardhurat e bashkeshortit

900 euro/muaj dhe 1170 euro/muaj, nga ambiente te dhena me qira, Argita Malltezi

130.203 euro, shtuar llogari, Shkelzen Berisha

150.000 euro, te ardhura nga aktiviteti privat, Shkelzen Berisha

Pasuria 2011

Kryeministri Sali Berisha

Llogari, Liri Berisha, 442.396.95 leke

Llogari, Sali dhe Liri Berisha, 1.150.600 leke

Llogari, Sali dhe Liri Berisha, 1,510.491.90 leke

Te ardhura nga paga si kryeminister, 2.277.388 leke

Artita Malltezi, shtesa, 20.008 euro

Shtese ne llogari, 7.392.544 leke

Te ardhura vjetore dhe shperblime, 1.066.498 leke

Shkelzen Berisha, te ardhura nga aktiviteti per konsulence juridike, 1.824.680 leke

Pakesuar llogari rrjedhese, 23.652.68 dhe 2.067.91 euro.

Detyrimet

Ndonese disi me mire se nje vit me pare, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vijon me borxhe. Detyrimi i kredise se pashlyer se Rames, eshte ne vleren 845.490 leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›