E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Siri, AI-ja shfaq imazhet alarmuese të bombardimit të Aleppo-s

Siri- Luftime të reja janë shënuar në qytetin sirian Aleppo, teksa Amnesty International (AI) ka paralajmëruar se imazhet e reja satelitore tregojnë rritjen e përdorimit të armëve të rënda në zonat e banuara.

AI tha se imazhet zbuluan të paktën 600 kratere të mundshme artilerie vetëm në qytetin fqinjë Anadan. “Çdo sulm kundër civilëve do të dokumentohet në mënyrë që ata që janë përgjegjës të mund të mbajnë përgjegjësi”-, tha organizata në një deklaratë.

Sakaq aktivistët thanë se zjarri i artilerive kishte vrarë të paktën 12 njerëz në Aleppo gjatë ditës së mërkurë. “Mes të vdekurve ishte një grua dhe fëmijët e saj”,- tha Observatori për të drejtat e Njeriut. “Duke e kthyer qytetin më të populluar të Sirisë në një fushë beteje do të ketë pasoja shkatërruese për civilët”,-tha AI.

As ushtria në Damask dhe as rebelët nuk kanë komentuar publikisht pretendimet e AI-së. Aktivistë vlerësojën se më shumë se 20.000 persona janë vrarë që kur kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad filloi në Mars të vitit 2011. Raportet e viktimave shpesh nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›