E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Familja në shi", premierë në Teatrin e Komedisë

Premiera e dytë që do të vijë javës që vjen në skenën e Teatrit të Komedisë, është "Familja në shi". Kjo vepër trajton problemet e shoqërisë shqiptare, ku qëndër është familja e një shkrimtari, i cili për të operuar të birin detyrohet të marrë hua një shumë të madhe parash, për t`ia dhënë doktorit. Regjizori Ilir Bezhani, rikthen në skenë, në rolin kryesore për publikun shqiptarë, pas një mungese të gjatë aktorin e humorit Xhevahir Zeneli.
 

Një tjetër presonazh kryesorë është ai i doktorit, i cili interpretohet nga aktori Genc Fuga. Rolet e tjera vijnë nga aktorët Andon Qesari, Eliona Thomaraj, Esmeralda Kame, etj. "Familja në shi", është premiera e dytë e cila, ngjitet në institucionin më të ri kulturore në vend, vepra ashtu si edhe në të parën bazohet në dramturgjinë shqiptare.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›