Itali, policia sekuestron 1500 kg drogë që vinte nga Shqipëria

Policia e Guardia Di Finanza në Brindezi ka sekuestruar një sasi mbi 1500 kilogram marijuanë në zonën mes Ostunit dhe Fasanos. Sipas mediave italiane droga vinte nga Shqipëria dhe ishte e paketuar në disa pako të vendosura në çanta të cilat u zbuluan nga policia, ndërsa ishin fshehur në rërë e të braktisura nga trafikantët të cilët ishin larguar.
Policia raporton se ka sekuestruar gjithashtu një gomone me motorrë shumë të fuqishëm që është përdorur për transportin e drogës. Sipas Guardia Di Finanzas vlera e drogës së sekuestruar shkon mbi 12 milion euro. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrjetit dhe vënien në pranga të personave që kanë administruar këtë lëndë narkotike.