E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në sytë e italianit, botimi prezantohet nga Presidenti

Shqipëria dhe Kosova kanë orjentim Euro-Atlantik, dhe si të tillë evropianët nuk duhet të shohin me skepticizëm kulturën dhe identitetin shqiptar. Kështu deklaroi presidenti Bamir Topi, përgjatë prezantimit të italianit, Paolo Rago, "Tradita nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipërinë Bashkëkohore".

Topi shtoi se objektivi kryesor i Shqipërisë është anëtarisimi në BE.
Italiani, Paolo Rago, i cili ka përjetuar nga afër rënien e regjimit komunist, dhe që prej asaj dite jeton në Shqipëri, sjell një studim të ri për shqiptarët dhe Shqipërinë, parë nga një këndvështrim tjetër. Rago u bën thirrje studiuesve shqiptarë që të jetë më objektivë dhe të çiltër.
 

Në muajin shtator të vitit të shkuar libri "Tradita, nacionalizmi dhe komunizmi në Shqipërinë Bashkëkohore", u prezantun në kryeqytetin Italian, Romë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›