Debati President-Kuvend, Kushtetuesja kritika Kuvendit

Gjykata Kushtetuese u mblodh paraditën e së enjtes për të gjykuar një kerkesë të presidentit Bamir Topi në lidhje me ndarjen e kompetencave mes Presidencës e Kuvendit, për emërimin e gjyqtarëve.
Por Gjykata Kushtetuese ka adresuar verejtje ndaj Kuvendit te Shqiperise pas një kerkese të përfaqësueses së Kuvendit, Arjeta Cefa për të shtyrë seancën nën argumentin se ky insitucion nuk ka pasur kohë në dipozicion, pasi ka hartuar projektligje të tjera. Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e ka cilësuar si të papranueshëm kërkesen, duke kujtuar se kjo nuk është hera e parë që
Kuvendi kërkon shtyrje të seancës. Dedja ka pohuar se një kërkesë e tillë nuk do të merret më në konsideratë nga Kushtetuesja.
Gjykata e shtyu seancën për në datën 29 shkurt . Në kërkesën e paraqitur ne tetorin e vitit 2011, presidenti i kerkoi Kushtetueses interpretimin e mbarimit te mandateve për gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Admir Thanza dhe Petrit Plloci, duke derguar ne kete Gjykate vendimin e Kuvendit, i cili miratoi zgjatjen e mandatit për 3 gjyqtarët.
Tre gjyqtaret që do zëvendësonin anëtarët aktual të Kushtetueses nuk u miratuan nga Parlamenti, duke argumentuar se ligji parashikon rinovim të tre anëtarëve çdo tre vjet, dhe ky cikël ishte plotësuar.
Objekti i kërkesës së Presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit.