E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja sa e rendesishme eshte ndarja e detyrave ne cift

Nese detyrat e shtepise ndahen mes burrit dhe gruas mundesite per divorc jane shume te vogla. E rendesishme eshte qe secili nga partneret duhet ta ndieje se kontributi ne nje familje eshte i dyanshem

Ekspertet kane treguar se ndarja e detyrave ne shtepi dhe problemet qe lidhen me kujdesin per femijet jane nder shkaqet kryesore te zenkave te shpeshta madje edhe divorceve ne familje. Ata mendojne se pikerisht detyrat e ndara si duhet ne familje mund te jene baza e nje marredhenieje te shendetshme. Nga sondazhet e bera del se meshkujt e pranojne se shkaqet per te cilat zihen me shpesh me partneret e tyre jane ato te kujdesit per shtepine si per shembull larja e eneve tualetit apo kujdesit per femijet. Po sipas te dhenave qe dalin prej tyre del se meshkujt nder punet e shtepise preferojne te lajne enet te hekurosin te marrin pluhurat te gatuajne dhe ne fund fare te pastrojne tualetin apo te lajne dyshemene.

Kush e ka thene se ekziston nje lidhje e forte mes puneve te shtepise dhe marredhenieve seksuale te nje cifti Lidhjen e cuditshme mes puneve te shtepise dhe seksit ne cift e ka verifikuar nje studim i publikuar ne numrin e fundit te Journal of Family Issues. Sipas studimit jeta e ciftit ndikohet edhe nga pastertia ne shtepi. Nese punet e shtepise ndahen mes burrit dhe gruas mundesite per divorc jane shume te vogla. Por si shpjegohet fakti se edhe ne kete kohe ku ka me shume barazi shpesh krijohen perplasje ne cift per ndarjen e puneve te shtepise Nje mashkull qe jeton vetem ne nje apartament nuk tregon ndonje kujdes te vecante per vendin ku jeton. Ai mund ti nderroje shume rralle carcafet dhe ta pastroje shtepine shume rralle. Kjo nuk eshte nje cudi sepse meshkujve thjesht nuk u intereson rregulli dhe pastertia ne banese. Kjo gje ndodh gjithmone kur jetojne vetem dhe nuk kane ndihmen e ndonje te afermi apo pastrueseje. Autoret e studimit thone se larja e dyshemeve sistemimi i shtepise larja e pjatave e rrobave nuk kane ndikim te madh ne marredhenien ne cift. Te pakten kjo eshte konfirmuar nga sondazhi i bere te 6877 cifte te martuara. Domethenia e studimit eshte kjo sa me shume energji te shpenzohen ne nje fushe te jetes aq me shume energji fitohen per aktivitetet e tjera duke perfshire ketu edhe ate seksuale. Gjithashtu studimi ka gjetur nje lidhje mes oreve te kaluara ne nje pune me pagese te larte dhe frekuences se seksit te nje cift. Ne vend qe te rrezikojne jeten seksuale per shkak te kerkesave ne pune ose ne shtepi grupi i cifteve te marre ne studim duket se perparesi i ka dhene marredhenies seksuale ka shpjeguar Constance Gager sociologe dhe autore e studimit qe me pas eshte publikuar ne Wall Street Journal. Gager dhe koleget e saj kane mbetur pa fjale nga rezultatet e studimit. Ata prisnin qe te ishin meshkujt me te bekuar se sa femrat ne raportin seks-pune shtepie per shkak te efektit te falenderimit nga ana e partnereve te cilat jane me te angazhuara ne punet e shtepise. Studiuesit zbuluan se efekti aplikohej ne mase te barabarte per te dyja gjinite. Mund te duket nje detaj i parendesishem por ben diferencen ne nje cift ku gruaja kalon 68 ore duke u marre me punet e shtepise ndersa burri 45 ore do te beje 15 here me shume dashuri ne nje vit ne krahasim me nje cift tjeter ku totali i oreve te kaluara me punet e shtepise eshte 18 ore. Studimi ka terhequr vemendjen e sociologeve. Eumlshte e cuditshme se si punet e shtepise ndikojne ne marredhenien ne cift nje sondazh i fundit i Pew Research Center ka zbuluar se amerikanet i vendosin punet e shtepise ne vendin e trete mes faktoreve te rendesishem te jetes ne cift pas besnikerise dhe intimitetit seksual.

Rastet e divorcit per shkak te moskontributit te mashkullit ne punet e shtepise sa vijne e po shtohen. Duke qene se sot nje pjese e madhe e cifteve bejne dy pune dhe lodhen shume lind nevoja e ndarjes se puneve brenda shtepise. Duke qene se tradicionalisht gruaja eshte kujdesur per shtepine lindin probleme per ndarjen e puneve te cilat mund ta cojne ciftin deri ne prishjen e marteses. Kjo do te thote se tashme ndarja e puneve dhe pasojat e mosberjes se saj mes burrit dhe gruas jane nje sinjal alarmi per te gjitha ciftet qe duan te jetojne gjate bashke. Fatmiresisht gjate viteve te fundit situata ka ndryshuar nje pjese e meshkujve kane filluar te jene me aktive duke dhene kontributin e tyre brenda shtepise. Sipas nje studimi britanik divorcet jane me te pakta ne rastet kur cifti ka arritur qe te ndaje punet brenda shtepise. Ne Shtetet e Bashkuara nevoja dhe kerkesa per barazi ne kete aspekt mes burrit dhe gruas eshte shnderruar ne nje levizje te mirefillte dhe te organizuar. Kesaj ceshtjeje i jane dedikuar shume libra te shnderruar ne bestseller shume biseda e debate televizive artikuj gazetash apo revistash. Ne fakt problemi eshte pak i nderlikuar nuk behet fjale per nje zakon te thjeshte qe ne zanafille. Ky lloj debati per ndarjen e puneve te shtepise ka zgjatur per shekuj me radhe. Nje pike tjeter kritike e cila mund te rrezikoje marredhenien ne cift eshte menyra e ndryshme qe kane meshkujt dhe femrat per sa i perket stilit se si behen punet. Te gjithe kemi kendveshtrime te ndryshme per sa i perket rregullit dhe pastertise. Sipas shume specialisteve kjo eshte dicka qe mund te ndryshoje duke qene se shume gjera edukohen me hir ose me pahir. E rendesishme eshte qe secili nga partneret duhet ta ndieje se kontributi eshte i dyanshem ne nje familje kjo edhe per sa u perket puneve te shtepise sepse prishja e vazhdueshme e ekuilibrave sjell nderprerjen e vete marredhenies heret ose vone.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›