E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti 20 vende te Mesdheut bashke per klimen

Ndryshimet klimatike ne fokus te 20 vendeve te Mesdheut. Ky ishte qellimi i takimit dyditor te zhvilluar ne Athine. Ne te mori pjese edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu. Nen siglen Nisma e Mesdheut per Ndryshimet Klimatike ky samit erdhi si nje nevoje e perbashket mes ketyre vendeve per te konsoliduar veprimtarine ne perballjen me ndryshimet klimatike teper te prekshme kohet e fundit. Gjithashtu nje tjeter synim i tij ishte nxitja e bashkepunimit per te zhvilluar strategji dhe politika te perbashketa per zbutjen e efekteve te ndryshimeve klimatike.
Aktiviteti ku merrnin pjese kryeministra dhe ministra te Mjedisit te Italise Spanjes Frances Greqise Turqise Egjiptit Izraelit u fokusua ne promovimin e ekonomise se gjelber duke thelluar veprimtarine ne fushen e energjise se rinovueshme turizmit biodiversitetit dhe riciklimit. Ne fjalen e tij para te pranishmeve ministri Fatmir Mediu e cilesoi ekonomine e gjelber nje prioritet per qeverine shqiptare. Ai vuri theksin edhe ne perpjekjet qe po behen ne fushen e ekonomise se rinovueshme e cila eshte kthyer tashme ne nje objektiv te punes dhe politikave te ndermarra nga Qeveria shqiptare. Sipas Mediut eshte domosdoshmeri krijimi i kapaciteteve te perbashketa mes vendeve te rajonit te Mesdheut per tiu pergjigjur energjikisht fatkeqesive natyrore si zjarre permbytje apo termete. Ne perfundim te fjales se tij ministri Mediu njohu te pranishmit edhe me potencialet ekonomike si dhe ato natyrore te Shqiperise si dhe ftoi investitoret e huaj qe ta shohin Shqiperine me syrin e nje vendi te sigurt per zhvilluar dhe konsoliduar me tej bizneset e tyre. Ne perfundim te aktiviteteve perfaqesuesit e vendeve pjesemarrese firmosen nje deklarate te perbashket duke siguruar per angazhimet e tyre ne perballjen me ndryshimet e klimatike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›