Shqiperia perendimore si investim i perbashket i shqiptareve
1. 8232Maturimi i Shqiperise prej nje vendi te mbyllur stalinist ne pozicionin e anetarit fuqiplote te NATO-s ka kaluar neper krizat shqiptare dhe kete e dime me se miri ne aktoret shqiptare jashte Shqiperise te perfshire ne krizat e dy dhjetevjeteshave te kaluar.8232Ne fakt e tera filloi me te kuptuarit e realitetit pas renies se Murit te Berlinit. Ne Kosove ne fillim te vitit 1990 isha pjese e udheheqjes te asaj qe quhej Alternativa kosovare. Milloshevici kishte pershkallezuar represionin ndaj Kosoves dhe shqiptareve ne te ndersa ne ditet dramatike te atij dimri po vdiste sistemi komunist e njekohesisht po vriteshin njerezit qe dilnin te protestonin kunder ketij represioni. Ne si Alternative duhej te jepnim pergjigjen prej udheheqjeje te re te ketij populli dhe ne debatet tona Shqiperia ndihmoi pernjehere qe te qartesohen dy pika strategjike te veprimit te Kosoves per nje kohe te gjate. Ndihma e Shqiperise qe me nje te kuptuar te thjeshte se ky vend ishte aq i dobet sa nuk mund ti ndihmonte vetes e lere me Kosoves. Dhe ky kuptim solli ne forme te natyrshme fitoren e opsionit te rezistences paqesore nga njera ane dhe zhvillimin e nocionit te policentrizmit shqiptar nga ana tjeter. Kosova dhe ceshtja shqiptare ne ish-Jugosllavi nuk do ta kerkonin qendren etnike sic ishte rasti me serbet dhe Beogradin e kroatet dhe Zagrebin. Ne vend te nje qendre unifikuese shqiptare e pamundur me dobesine e Shqiperise u ndertua politika e tri qendrave perkatesisht kater nese merret parasysh edhe Mali i Zi.
2. 8232Me 1990 ekzistonte nje diskrepance ideologjike. Kosova tashme ishte identifikuar si vend qe ndonese ne kushte te okupimit avanconte ne adoptimin e nocioneve bazike te demokracise ndersa Shqiperia ende mbetej e mbyllur brenda diktatures njepartiake. Per projektin tone te demokracise e lirise ne Kosove ishte fondamentale qe te krijohet perkrahja perendimore e per ta gjetur kete ishte e nevojshme qe identiteti shqiptar ne Ballkan te ishte i qarte dhe eksplicit demokratik e properendimor. Per ne ne Kosove po ashtu ishte me rendesi fondamentale qe tranzicioni nje here i filluar ne Shqiperi te ishte i padhunshem. Kjo duhej te ishte nje fitore e madhe per nje shtet te vrazhdesise se diktatures cfare e kishte pasur vendi.8232Disa jave pas ngjarjeve te dhjetorit 1990 tashme ne fillim te vitit 1991 ne nje takim sekret te partive shqiptare te ish-Jugosllavise te mbajtur ne Kroaci u ngarkova me detyren qe te shkoja ne Shqiperi dhe te percillja brengen e partive politike shqiptare te ish-Jugosllavise lidhur me zhvillimet ne Shqiperi inkurajimin e proceseve demokratike dhe ne vecanti nevojen e tranzicionit te padhunshem. 8232Ne shkurt te atij viti do te bisedoja me Presidentin Alia dhe keshilltarin e tij Sofo Lazri nga njera ane dhe me lideret e opozites Berisha Mustafaj Pashko e Hajdari per brengat e shqiptareve te ish-Jugosllavise ne fakt per nevojen jetike te shqiptareve te ish-Jugosllavise qe ne situaten e pasigurise se plote per ardhmerine tone te vendoset nje proces i stabilizuar i forcimit demokratik te Shqiperise. Mesazhi bazik ishte se nuk behet fjale vetem per ndertimin e Shqiperise si shtet demokratik por per ndertimin e mbeshtetjes per aspiratat e shqiptareve ne trojet e veta.
3. 8232Asokohe Shqiperine e shihnim si investim afatmesem e afatgjate sa me e forcuar dhe e integruar ne struktura euroatlantike mendonim aq me e forte do te behej kauza shqiptare posacerisht e kundervene imazhit negativ antiperendimor te Serbise se Milloshevicit.8232Pas vitit 1992 politika e Kosoves duhej te ndiqte dy postulate. I pari eshte te tregonim se nuk ishim te dirigjuar nga Tirana se nuk ekzistonte nje projekt sekret i Shqiperise se Madhe porse me Shqiperine po bisedonim si mes dy shtetesh natyrisht dy shtetesh qe nuk jane fqinj te rendomte. Per kete sherbenin vizitat e perhershme te Presidentit Rugova dhe shfaqjet e tij ne televizion se bashku me Presidentin Berisha.8232Postulati i dyte do te duhej te ishte mosanimi ne luften e brendshme politike ne Shqiperi. Ky nuk u mbajt me aq disipline dhe ne fakt gjate nje periudhe u krijuan paralele ndasish ne Shqiperi e Kosove ku LDK-ja lidhej me PD-ne ndersa organizatat klandestine marksiste-leniniste te Kosoves qe do te themelonin UCK-ne do te lidheshin me afer me PS-ne.8232Ndonese tashme e tejkaluar kjo ndasi krijoi nje crregullim ne marredheniet Kosove - Shqiperi pas vitit 1997.8232E 1997 ishte viti kur pertej postulateve dhe pozicioneve politike gjeja me e rendesishme per te shenuar ne marredheniet mes dy vendeve ishte shtrenjtimi i cmimit te gomareve dhe mushkave. Shteti i Shqiperise u shkri depot e armeve u hapen cmimi i tyre ra ne menyre drastike Kosova kishte nevoje per to dhe para per ti blere - e vetmja gje qe nuk u lirua por perkundrazi ishte cmimi i mushkave dhe i gomareve qe duhej te sherbenin tregtine e porsazbuluar.
4. 8232Viti 1999 ishte viti i pjekurise per Shqiperine. E ballafaquar me luften e hapur ne Kosove arriti te bindte cdokend se nuk eshte e perfshire ne nxitjen e saj. Nga ana tjeter ndonese e varfer si ne ekonomi ashtu edhe ne qeverisje hapi dyert per refugjatet kosovare nje numer qe do ta fuste ne kolaps organizativ e ekonomik edhe ndonje shtet me te madh te avancuar e me te pasur se Shqiperia. 8232Kete imazh te ri te nje aktori te pergjegjshem te regjionit e ruajti edhe gjate konfliktit ne Maqedoni ku u perpoq me aq sa mundte te shtynte faktorin politik dhe ushtarak shqiptar ne Maqedoni drejt nje procesi paqesor ku do te mund te fitoheshin te drejtat legjitime te shqiptareve.8232Nuk ishte andaj e befasueshme kjo ecje e Shqiperise me gjithe problemet e veta te brendshme drejt strukturave euroatlantike. Ishte investim i perbashket i te gjithe shqiptareve pa marre parasysh shtetesine.
Teksti eshte bazuar ne fjalen e autorit ne konferencen 20 vjet me pas mbajtur ne Tirane fundjaven e kaluar