Familja vendos rekord: Fiton për herë të tretë llotarinë
Një nënë e bija e saj nga Karolina e Veriut në SHBA kanë mposhtur të gjitha parashikimet duke fituar llotarinë për herë të tretë. Kimberli MekKolej fitoi 100 mijë dollarë në llotarinë e çastit gërvisht e fito, të quajtur 10X the Money.
Në vitin 2007, mama e saj kishte fituar 161 mijë dollarë në llotarinë e shtetit- një shumë fare e vogël po ta krahasosh me fitoren e saj të madhe në vitin 1991- plot 15.5 milion dollarë në Lloton e Nju Jorkut.
Ata dukeshin të qetë, tha një përfaqësues i kompanisë së llotarisë. Epo ta fitosh tre herë, i qetë do jesh.