E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne mjekesi


Vendimi i fundit i qeverisë për ndryshimin e ligjit mbi profesionet e rregulluara ka shkaktuar revoltën e qindra studentëve të Fakukltetit të Mjekësisë.

Në ditën ndërkombëtare të studenteve, ata kanë kërkuar që ky vendim të rishikohet dhe pushtetarët të respektojnë të drejtat e tyre.

“Kërkojmë që pas diplomimit të paguhemi për periudhën e praktikës, si çdo kolegu ynë në botë. Të krijohet një sistem i qartë për konkurset e specializimeve dhe të bëhen të qarta kriteret konkurruese dhe kuotat e provimit. Kërkojmë që të ketë kritere të qarta dhe tepër selektive për studentët që vijnë nga fakultetet private, për të mos e kthyer Fakultetin e Mjekësisë në një portë pritëse për këdo që i troket në derë”, shprehet një ndër vajzat protestuese.

Një kolegu i saj shtoi: “Në një ditë janë mbledhur 2 mijë firma studentësh. Të gjitha me një funksion, mosnëpërkëmbjen e studentit nga këta pushtetarë. Zoti Ministër, iu kujtoj se mosha minimale nga e cila ne dalim nga ky fakultet është 24-vjeç. Nëse do të bëni një llogari të thjeshtë matematike, duke i shtuar të gjithë andrallat që përcaktohen në ligjet e shtetit tonë, që iu i modifikoni dita ditës, me hallakatjet e stazheve, provimet e shtetit, akordimin e kuotave të specializimit dhe vitet e vetë specializimit, i bie që të dalim në punë jo më herët se 33 vjeç”.

Mbi 2 mijë studentë kanë firmosur peticionin për rivendosjen e pagës me 50% gjatë periudhes së stazhit, si dhe për vendosjen e kritereve dhe standarteve përsa i përket çështjes së specializimeve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Tiranë, festa e çlirimit të socialistëve
Opozita ka përkujtuar 67-vjetorin e çlirimit të Tiranës teksa krerët e Partisë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama kanë zhvilluar homazhe në monumentin e Partizanit të Panjohur. Tiranë, festa e çlirimit
Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur varrezat e deshmoreve të kombit, për të kryer ceremoninë e përkujtimit të 67-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit. Inaugurohet Qendra e Urgjencave
Në Qendren Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka nisur nga funksionimi spitali më i ri dhe një nga modernet në vend. BE: Liria e medias thelbësore
Liria e medias zë vend të rëndësishëm në axhendën politike të Bashkimit Europian me vendet e zgjerimit. Depo e re uji në Tiranë
Drejtori i Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, Sait Dollapi deklaroi se kryeqytetit i është shtuar dhe një depo e re uji, që gjendet në Dajt, e cila ka një kapacitet prej 10 mijë metër/kub ujë.

Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës

Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Vlorë, lirohet ish-kreu i hipotekës
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›